• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TOP 10 yjet e rinj shqiptarë që pushtuan qiellin e skenës ndërkombëtare
Home
Ekskluzive

TOP 10 yjet e rinj shqiptarë që pushtuan qiellin e skenës ndërkombëtare

27 November, 2017 Q.Autor Ekskluzive, Lifestyle, Showbiz

Shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria në fusha të ndryshme arritën që të bëhen të njohur edhe për tregun botëror. Disa filluan karrierën e tyre në vend e pastaj u larguan drejt vendeve të suksesit, e disa të tjerë filluan karrierën nga atje.

Shqiptarë të suksesshëm dhe të njohur ka pothuajse në gjithë botën. Këto personalitete përmes talentit të tyre dhe punës, përveç arritjeve vetiake, bënë që Kosova dhe Shqipëria të njihet nga shumë popuj të ndryshëm, sepse sa herë që atyre iu është dhënë rasti ata kanë folur për origjinën e tyre me krenarinë më të madhe.

Dua Lipa

Dua Lipa është shqiptarja që deri me tani ka arritur suksesin më të madh në botën e muzikës prej shqiptarëve në arenën ndërkombëtare

Nominimet për Duan janë në kategorinë Best New dhe Best Look derisa kënga pritet që të nominohet edhe për çmimin kryesor EMA.

Deri me tani Dua është artistja e parë shqiptare e cila ka arritur që të jetë e nominuar për një çmim kaq të madh në showbizin ndërkombëtarë.

Bebe Rexha
Prejardhjen e ka nga trojet shqiptare, Dibra e Maqedonisë por ka lindur në Bruklin të New Yorkut.

Është talenti i Bleta Rexhes, që të gjithë e njohin me nofkën Bebe, që po e bën atë të njohur në botë. Ajo ka pasur bashkëpunime me këngëtaret më të famshwm të Amerikës, duke u bërë kështu pjesë e elitëz muzikore amerikane.

Rita Ora – Këngëtare

Një nga këngëtaret më të famshme në ditët e sotme. Ajo ka lindur ne Prishtinë, nga prindër shqiptarë dhe ka shkuar në Mbretërinë e bashkuar në moshën 1-vjeçare.

Blerim Destani- Aktor

Aktori Blerim Destani, ka një karrierë të pasur artistike, edhe pse është pjesë e brezit të ri të aktorëve, ka sjellë para publikut personazhe dhe karaktere nga më të ndryshmet. Ajo që e bën të ndihet në vetvete shumë të sigurt drejt këtij profesioni, ka qenë fakti i të qenit gjithmonë i përkushtuar në punë. Ai punon me regjisorë të famshëm, me të cilët ka vite që njihet dhe janë pikërisht ata që i dhanë shtysën për të vijuar ëndrrën e aktrimit.

 

Era Istrefi

Fama e saj i kapërceu kufijtë e Shqipërise pikërisht nga  kënga që bëri historinë në muzikën shqip në dhjetor të vitit 2015, “Bonbon”. Kënga mori dheun në rrjetet sociale në muajin e parë të lansimit, e cila sot numëron mbi 460 milionë shikime. E gjitha filloi në Twitter me krahasimet që ju bën me ngjashmërinë e saj vokale me këngëtaren amerikane, Rihanna.

Ermal Meta

Meta ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në shtetin fqinj në fushën e muzikës, pasi ai njihet jo vetëm si këngëtar por edhe si tekstshkrues dhe kompozitor.

Një zë brilant, me një tematikë mjaft aktuale në këngën e tij, atë kundër dhunës në familje, Ermali ka korrur sukses në Sanremo 2017, duke na bërë të ndihemi krenarë.

 

Angela Martini – Modele

Martini ka lindur në Shkodër. Në moshën 10-vjeçare ajo u zhvendos se bashku me familjen në Zvicër dhe tani jetojnë në SHBA. Ajo është një modele e sukseshme në arenën ndërkombëtare.

 

 

Eliza Dushku – Aktore

Aktore e njohur për rolet e saj të shumta në seriale apo filma televizive si Buffy the Vampire Slayer, Wrong Turn, True Lies, etj. Babai i Elizes është shqiptar nga Korça, mamanë e ka daneze.

Emina Cunmulaj – modele, SHBA

Supermodelja me origjinë shqiptare, Emina Cunmulaj, është shpallur ylli i ri i revistës së famshme te fotomodeleve “Elite” dhe “Vogue” në SHBA.

Nik Xhelilaj

I njohur fillimisht nga filmi “Shqiptari”, duket se rrugët e famës për aktorin janë hapur në Evropë.

Niku e ka nisur eksperiencën duke interpretuar në gjuhë të huaj, por nuk e mohon edhe mundësinë e bashkëpunimit me një produksion shqiptar.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rexhep Qosja kritikon ashpër PD-në: Po bën tek të huajt propagandë të egër antishqiptare
Previous article FOTO/ Ja si duket Arta Bajrami në muajin e nëntë të shtatzënisë

Q.Autor

Postime të ngjashme

"PALERMO NUK JEPET ME QERA"/ Dasma e Dua Lipës ndez tensione në Palermo, vendasit dalin në protestë Gossip

"PALERMO NUK JEPET ME QERA"/ Dasma e Dua Lipës ndez tensione në Palermo, vendasit dalin në protestë

SELIN FESTOI 24 VJETORIN/ DJ Gimbo e surprizon me një gjest të veçantë Gossip

SELIN FESTOI 24 VJETORIN/ DJ Gimbo e surprizon me një gjest të veçantë

"JO NJË, POR 300"/ Soni Malaj merr dronin e shumëkërkuar nga Flori Mumajesi Gossip

"JO NJË, POR 300"/ Soni Malaj merr dronin e shumëkërkuar nga Flori Mumajesi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT