• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“TOKAT E TË PARVE DO T’I MBROJMË ME GJAK”/ Protestë në Kakome për pronat
Home
Aktualitet
Kronikë

“TOKAT E TË PARVE DO T’I MBROJMË ME GJAK”/ Protestë në Kakome për pronat

21 June, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga protestuesit, të cilët u mblodhën sot në atë që e quajtën “tokë e të parëve të tyre”.

Vetëm dy ditë më parë ishte hequr edhe porta në hyrje të gjirit, ndërsa sot dhjetëra banorë dhe emigrantë të ardhur nga Greqia, kryesisht nga Nivica, por edhe nga zonat përreth, zhvilluan një protestë simbolike në mbrojtje të pronave që pretendojnë si të tyret.

Mes thirrjeve kundër asaj që e cilësuan si grabitje të pronave, protestuesit deklaruan se nuk do të lejojnë që tokat e trashëguara ndër breza të zaptohen nga oligarkë apo investitorë të favorizuar politikisht.

“Tokat e të parëve do t’i mbrojmë me gjak”, u shprehën ata gjatë protestës.

Banorët kujtuan se beteja ligjore për Kakomenë vazhdon prej vitit 2004, duke u shndërruar në një nga konfliktet më të gjata të pronësisë në jug të vendit. Ata thanë se gjatë këtyre më shumë se dy dekadave janë zhgënjyer nga të gjitha forcat politike, të cilat sipas tyre kanë premtuar zgjidhje, por nuk kanë dhënë përgjigje përfundimtare për çështjen e pronave.

Sipas protestuesve, bëhet fjalë për rreth 29 mijë hektarë tokë, për të cilat proceset administrative dhe ligjore vijojnë prej më shumë se 20 vitesh. Ata theksuan se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre dhe paralajmëruan vazhdimin e protestave deri në njohjen e plotë të të drejtave të pronësisë mbi tokat që i konsiderojnë trashëgimi të të parëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT NË AKSIN FUSHË KRUJË-LAÇ/ U përplas nga “Benzi”, humb jetën drejtuesi i një motoçiklete
Previous article KUSH ËSHTË "VIS KORÇARI"? Nga përplasja me armë në Elbasan te arrestimi në Ksamil

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT NË AKSIN FUSHË KRUJË-LAÇ/ U përplas nga “Benzi”, humb jetën drejtuesi i një motoçiklete Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN FUSHË KRUJË-LAÇ/ U përplas nga “Benzi”, humb jetën drejtuesi i një motoçiklete

KUSH ËSHTË "VIS KORÇARI"? Nga përplasja me armë në Elbasan te arrestimi në Ksamil Aktualitet

KUSH ËSHTË "VIS KORÇARI"? Nga përplasja me armë në Elbasan te arrestimi në Ksamil

DETAJE NGA DOSJA/ Grupi i kokainës së Eldi Dizdarit dhe Dritan Gjikës, investime edhe në fotovoltaike Aktualitet

DETAJE NGA DOSJA/ Grupi i kokainës së Eldi Dizdarit dhe Dritan Gjikës, investime edhe në fotovoltaike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT