• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Prindërimi
  • Shtëpi & Kopshte
 “TMERRI” I POLICISE/ Ky është djali i milionerit shqiptar, që mrekulloi Milanon me “bishën” e tij luksoze
Home
Showbiz

 “TMERRI” I POLICISE/ Ky është djali i milionerit shqiptar, që mrekulloi Milanon me “bishën” e tij luksoze

20 January, 2018 Ina.Autor Lifestyle, Showbiz

Belind Luli është djali i një prej biznesmenëve më të pasur në vend.
I riu, i cili ka studiuar në Angli është djali i biznesmenit të ndërtimit, Mark Luli, i cili u dënua nga gjykata për trafik makinash të tonazhit të lartë.

Ai është vetëm 30 vjeç dhe fama e tij në rrjetet sociale ka kapur majën.

Kjo për shkak se reklamon herë pas herë automjete të shtrenjta të tipeve të ndryshme.

Luli posedon një bishë luksoze të tipit “Lamborghini” të zezë, një “Rolls Royce” të bardhë, një “Bentley”, një “Range Rover” dhe disa automjete të tjera super të shtrenjta.

30-vjeçari rezulton se është edhe person me precedentë penalë pasi në vitin 2013 ka tentuar të vrasë me armë zjarri dy oficerë të forcave speciale RENEA.

Këtë radhë ai është vënë në qendër të vëmendjes për shkak të një shfaqje që ka dhënë në Milano me “Lamborghinin” e tij ngjyrë të zi.

Italianët kanë mbetur të mahnitur nga super bisha e shqiptarit dhe i janë afruar duke i kërkuar të bëjnë foto me të.

Videoja është siguruar nga faqja e njohur në Instagram për reklamimin e mjeteve luksoze të shqiptarëve “Rich Kids Tirana”.

Ngjarja e vitit 2010:

Gjendet në Tiranë një “Ferrari” i vjedhur në Angli. Makina superluksoze është kapur në përdorim të djalit të biznesmenit Mark Luli, ku edhe ky i fundit ka qenë i dënuar për trafik makinash. Mjeti është konfiskuar nga antitrafiku i Tiranës, i cili ka mundur ta lokalizojë në bulevardin kryesor të kryeqytetit, teksa përdorej nga Belind Luli, që studion në Angli.

Sipas të dhënave policore, para pak ditësh kanë marrë një njoftim nga kompania “Ferrari”, që një mjet i tyre ndodhet në Shqipëri, por që rezulton i vjedhur në Angli. Në këto kushte, ata kanë vënë në dispozicion raportet e sistemit GPS, i cili ishte instaluar në makinën luksoze, që pronari anglez e kishte blerë në vlerën 250 mijë euro.

Sipas të dhënave, vjedhja ka ndodhur në muajin maj dhe menjëherë kanë nisur kërkimet nga policia angleze, por mjeti ende nuk ishte hedhur në Interpol. Në këto kushte, kompania “Ferrari” ka nisur kërkimet private dhe nëpërmjet sistemit të gjurmimit ka pikasur mjetin në Shqipëri.

Policia e Tiranës tha se oficerët e antitrafikut, prej dy ditësh kishin marrë informacion dhe ishin vënë në ndjekje të këtij mjeti, por nuk e lokalizonin dot vendin, ku mund të ndodhej. Ky vend është gjetur dhe makina qëndronte në një hotel luksoz në një nga bulevardet kryesore të Tiranës. Poseduesi e nxirrte vetëm në mbrëmje, ku bënte xhiro dhe më pas e parkonte sërish në hotel.

Menjëherë është ndërmarrë një operacion për sekuestrimin e mjetit dhe identifikimin e poseduesit. Belind Luli është shoqëruar në polici, ku ka deklaruar se mjetin e kishte blerë 100 mijë euro nga dy shtetas kosovarë.

Ai ka paraqitur edhe kontratën e blerjes së mjetit. Antitrafiku, duke përdorur sistemet e saj të sigurisë në kufi , ka zbuluar se mjeti është futur nga Kukësi për në Tiranë, duke zbardhur edhe dy emrat e shtetasve kosovarë, që e kishin sjellë në Shqipëri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E mund edhe vendi i fundit, Hamburgu i Mavraj rrezikon seriozisht rënien nga kategoria
Previous article Çështja Ampadu, Chelsea përfundon në gjyq për rekordmenin 17-vjeçar

Ina.Autor

Postime të ngjashme

KËNDOI NË DASMËN E DUA LIPËS/ Besnik Qaka zbulon detaje: Të huajt u mahnitën me muzikën shqipe Gossip

KËNDOI NË DASMËN E DUA LIPËS/ Besnik Qaka zbulon detaje: Të huajt u mahnitën me muzikën shqipe

"KË B.... DO LËPISH"/ Plas dhe mes Dea Mishel e Bled Manes: Dal nudo nëse... Gossip

"KË B.... DO LËPISH"/ Plas dhe mes Dea Mishel e Bled Manes: Dal nudo nëse...

"SHËMTIRË"/ Përplasje e fortë mes Dea Mishel dhe Zeqine Caushit Gossip

"SHËMTIRË"/ Përplasje e fortë mes Dea Mishel dhe Zeqine Caushit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT