Skuadra gjermane e Hamburgut, ku aktivizohet mbrojtësi i Kombëtares, Mërgim Mavraj, është duke kaluar një krizë të thellë rezultatesh.
Ata sot u mposhtën brenda në shtëpi, nga Këlni i vendit të fundit me rezultatin 0-2. Kjo ishte humbja e 4-t radhazi për skuadrën e Mavrajt, dhe tashmë rrezikon seriozisht rënien nga kategoria.
Ishte sulmuesi i Këlnit, Terode ai që vendosi takimin me dy golat e shënuar në minutat e 27-t dhe 67-t. Pas humbjes së sotme, Hamburgu renditet në vendin e parafundit, me 15 pikë në 19 ndeshje, 3 më shumë se Këlni i vendit të fundit dhe 5 më pakë se Mainzi i vendit të 15-të. Sfidën e radhës skuadra e shqiptarit do ta luajë në transfertë ndaj Lajpcigut.