• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TMERRI I RUSËVE/ Tre raketat e Perëndimit që po shkatërrojnë tanke, helikopterë dhe avionë në Ukrainë
Home
Nderkombetare

TMERRI I RUSËVE/ Tre raketat e Perëndimit që po shkatërrojnë tanke, helikopterë dhe avionë në Ukrainë

15 March, 2022 s.autor Aktualitet, Botë, Breaking News, Nderkombetare

Shtetet Bashkuara të Amerikës kanë furnizuar me armë të ndryshme ushtrinë ukrainase, të cilat po u shkaktojnë mjaft dëme rusëve gjatë pushtimit të tyre që sot ka kaluar në ditën e 20 të tij.

Ukrainasit kanë në duar sisteme raketore të avancuara si “Stinger” kundër avionëve dhe helikopterëve, si edhe “Javelin” amërikan  dhe NLAW britanik kundër tankeve dhe mjeteve të tjera të blinduara.

“Javelin”

Raketat anti-tank “Javelin” janë fjala e fundit e teknologjisë amerikane për luftën në tokë. Ukraina ka mijëra raketa të tilla të furnizuara nga SHBA-të dhe po shkatërrojnë mjaft tanke ruse tani.

Ndryshe nga raketat e tjera që godasin tankun direkt në trup, “Javelin” kanë cilësinë që fillimisht, pasi lëshohen nga platforma, fluturojnë në ajër dhe më pas rikthehen në tokë duke kërkuar objektivin, të cilin e godasin nga sipër duke gjetur pikën më pak të blinduar. Ky është një “kurth” që “Javelin” i bën tankeve dhe mjeteve të tjera të blinduara, nga i cili nuk shpëtojnë dot.

 

“NLAW”

Ndryshe nga “Javelin”, sistemi anti-tank i prodhuar nga britanikët dhe suedezët, NLAË, fluturon mbi tankun apo mjetin e blinduar dhe sapo gjendet mbi të, shpërthen duke e shkatërruar.

Nëse sistemet më të vjetra anti-tank e godasin objektivin direkt, NLAË shpërthen pikërisht mbi objektiv ku është edhe pika më pak e blinduar, raporton abcnews.al.

 

Stinger

Raketat ant-ajër “Stinger” janë prodhuar që prej fundit të viteve ’70 dhe kanë cilësi të veçantë pasi janë të lehta dhe mbahen në krah nga një ushtar dhe pasi e shënjon objektivin dhe e lëshon, ai mund të largohet nga pozicioni fillestar. Kjo, pasi raketa e ndjek vetë objektivin duke gjumuar nxehtësinë e motorit të tij.

“Stinger” mund të godasë objektiva deri në 9 kilometra lartësi dhe sipas gjeneralëve amerikanë, ka cilësinë që mund të dallojë objektivat “armike” nga ato “mike”. Rrjedhimisht, sipas Gjeneralit Jems Marks, nëse ajo lëshohet ndaj një avioni amerikan “F-15” nuk do ta godasë atë, por do të ndryshojë drejtim, por krejt tjetër është fati i avionit “armik”.

Ukrainasit goditën sëfundmi me “Stinger” një helikopter rus në afërsi të Kievit, i cili po fluturonte ulët për të shmagur goditjet me raketa, por nuk ia doli. Fill pas goditjes, helikopteri shpërtheu në flakë dhe u përplas në tokë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA NË UKRAINË/ Kina lëshon një tjetër sinjal për afrimin me Rusinë, kundërshton masat e BE-SHBA për…
Previous article SFIDOI PUTIN/ Aplikacioni i Elon Musk më i shkarkuari në Ukrainë

s.autor

Postime të ngjashme

"RAMA DORËHIQU"/ Protestuesit vijojnë marshimin në Tiranë: Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi Aktualitet

"RAMA DORËHIQU"/ Protestuesit vijojnë marshimin në Tiranë: Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi

TËRHIQET SËRISH/ Trump: I kam anuluar sulmet e planifikuara kundër Iranit Botë

TËRHIQET SËRISH/ Trump: I kam anuluar sulmet e planifikuara kundër Iranit

ÇFARË NDODHI? Policia rrethon “ML”-në e zezë në Durrës, një i ri arratiset mes trafikut Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Policia rrethon “ML”-në e zezë në Durrës, një i ri arratiset mes trafikut

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT