• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Tmerr! Shqipëria, e fundit në Europë për numrin e dentistëve dhe higjienën e gojës
Home
Sociale

Tmerr! Shqipëria, e fundit në Europë për numrin e dentistëve dhe higjienën e gojës

31 January, 2018 luljetaautor Aktualitet, Sociale

Higjiena dhe përkujdesi oral është një nga faktorët më të rëndësishëm të kujdesit shëndetësor. Megjithatë, Shqipëria renditet e fundit për sa i përket numrit të dentistëve për 100 mijë banorë.

Sipas Urdhrit të Stomatologut janë gjithsej të licencuar 1324 dentistë në të gjithë Shqipërinë. Nga përllogaritjet e Monitor, për 100 mijë banorë, ka vetëm 46 dentistë të licencuar nga Urdhri i Stomatologut.

Krahasuar me të dhënat e Eurostat për numrin e Dentistëve për 100 mijë banorë Shqipëria renditet e fundit.

Vendet me numrin më të lartë të dentistëve për 100 mijë
Nga të dhënat e Eurostat, shteti më i vogël i Europës, Lihtenshtejni, ka numrin më të lartë të dentistëve për 100 mijë banorë.

Në vend të dytë renditet është Suedia, me 173 stomatologë për 100 mijë banorë.

Numër të lartë të dentistëve për 100 mijë banorë ka edhe shteti fqinj Greqia. Ndërsa më të ulëtin në Europë e ka Malta, me 56 dentistë për 100 mijë banorë.

Kostoja e shërbimit dentar

Kostoja e shërbimit stomatologjik në vendet e zhvilluara vlerësohet të jetë mesatarisht 60% më e ulët se sa në vendet në zhvillim, arsye kjo që shtyn një pjesë të madhe të tyre t’u drejtohen klinikave në vende si Kroacia, Serbia, Maqedonia, por edhe në Shqipëri.

Kreu i Shoqatës së Dentistëve në Shqipëri, z. Dorjan Hysi, ka pohuar në një komunikim të mëparshëm për “Monitor” se trendi i të huajve që zgjedhin klinikat shqiptare është rritur në krahasim me atë të emigrantëve edhe për shkak të krizës ekonomike që i ka detyruar ata të kthehen e të jetojnë sërish në Shqipëri.

Megjithatë, rajoni është më atraktiv për turizmin shëndetësor. Të ardhurat nga turizmi shëndetësor në Maqedoni tregojnë se ky shtet ka përparësi nga pjesa tjetër e rajonit. Sipas një raporti të Eurostat, në vitin 2014 të ardhurat shkuan në 73 mln euro, kryesisht nga vizitat e fqinjëve.

Sipas të njëjtit raport, për shërbimet dentare, në Maqedoni shkojnë shtetas turq, amerikanë apo dhe nga shtetet perëndimore europiane. Serbia ndjek Maqedoninë më pas me një total të ardhurash prej 52 mln euro për turizmin shëndetësor në përgjithësi, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina me 48 milion euro.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEO/ Autobusi përfshihet nga flakët në Tiranë, panik te pasagjerët, të lënduar nuk ka
Previous article ’12 milje për Greqinë’/ Qytetarët i sulen me akuza: Tradhtar! Ja si përgjigjet Rama

luljetaautor

Postime të ngjashme

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë Aktualitet

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY Aktualitet

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT