• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TMERR NË TURQI/ Forcat e sigurisë hapin zjarr ndaj automjetit me emigrantë, vrasin 1 fëmijë e plagosin 12 të tjerë
Home
Nderkombetare

TMERR NË TURQI/ Forcat e sigurisë hapin zjarr ndaj automjetit me emigrantë, vrasin 1 fëmijë e plagosin 12 të tjerë

6 July, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Forcat turke të sigurisë qëlluan për vdekje një fëmijë, pasi hapën zjarr ndaj një automjeti që transportonte emigrantë nga provinca lindore Van pranë kufirit të Turqisë me Iranin.

Sipas mediave të huaja, bëhet me dije se për të zbuluar identitetin e të miturit është duke u ekzaminuar ADN-ja e tij, ndërsa mosha ende nuk është konfirmuar.

Dymbëdhjetë persona të tjerë janë lënduar, si pasojë e të shtënave, por janë në gjendje të mirë shëndetësore, dhe fatmirësisht mes tyre nuk gjendet asnjë fëmijë.

Sipas një deklarate të lëshuar nga zyra e guvernatorit, forcat turke fillimisht kërkuan që automjeti të ndalonte. Drejtuesi i mjetit refuzoi thirrjen e e forcave të sigurisë, të cilët më pas u detyruan të qëllonin në drejtim të mjetit.

Pasi u ndal, autoritetet turke zbuluan se automjeti përdorej për transport të paligjshëm emigrantësh dhe në mjet u gjetën “40 emigrantë të paligjshëm”.

Ndonëse forcat synuan të qëllonin rrotat e automjetit, një person u vra nga një plumb që kishte rënë me rikoshet nga toka, thuhet në deklaratën e policisë.

“Vazhdojnë përpjekjet për kapjen e drejtuesit të mjetit dhe kontrabandistit të emigrantëve, i cili arriti të ikë pas ngjarjes. Një hetim gjyqësor dhe administrativ është duke u zhvilluar”, shkruhet në deklaratë.

Kemal Tosun, i cili ishte dëshmitar i incidentit, i tha Serbest TV në Turqi se disa nga personat në automjet arritën të “shpëtojnë”. Një tjetër dëshmitar okular, Dindar Tosun, tha se në mesin e emigrantëve ka edhe familje me fëmijë.

Autoritetet nuk e kanë konfirmuar ende kombësinë e personave të kapur në automjet. Provinca Van ndodhet afër kufirit të Turqisë me Iranin dhe shërben si rrugë transiti për emigrantët që vijnë nga Irani, Afganistani, Pakistani dhe Azia Qendrore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BORA ZEMANI I DEDIKON TATUAZHIN DONALD VESHAJT? Moderatorja gdhend në trup simbolin e… (FOTO)
Previous article NDODH NË VLORË/ Rrahu kunatën, arrestohet 28-vjeçari nga Burreli

s.autor

Postime të ngjashme

BILANCI TRAGJIK RËNDOHET NË VENEZUELË/ 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur Botë

BILANCI TRAGJIK RËNDOHET NË VENEZUELË/ 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

TENSION NË LINDJEN E MESME/ Bahreini akuzon Iranin për sulme me dronë Botë

TENSION NË LINDJEN E MESME/ Bahreini akuzon Iranin për sulme me dronë

JO MË MOTORË DHE KORRIERË/ Kina teston shpërndarjen nga qielli me dronë autonomë Botë

JO MË MOTORË DHE KORRIERË/ Kina teston shpërndarjen nga qielli me dronë autonomë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT