Një tjetër ngjarje horror është shënuar në qytetin e Durrësit, ku një vajzë e mitur vetëm 13 vjeçe ka përjetuar tmerr. Ajo është abuzuar seksualisht në një hotel nga një 32-vjeçar. Policia ka arrestuar autorin e ngjarjes së rëndë, shtetasin Alfred Tereziu, banues në Tiranë.
Tereziu dyshohet se në një hotel ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen e mitur, 13 vjeçe, banuese në Krujë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me te mitur“parashikuar në nenin 100 të Kodit Penal.
E mitura u denoncua dy ditë më parë nga motra e saj se ishte larguar nga banesa, ku kishte shkuar për në shkollë dhe nuk ishte kthyer më.


