• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
​Tare këshillon Italinë: Ja ku duhet të fokusoheni për të arritur suksese
Home
Uncategorized

​Tare këshillon Italinë: Ja ku duhet të fokusoheni për të arritur suksese

20 November, 2017 Q.Autor Uncategorized

Drejtori Sportiv i Lazios, Igli Tare insiston se Federata Italiane e funtbollit duhet të besojë më shumë tek futbollistët e rinj

Prej vitesh ai është një prej menaxherëve më të fortë në Itali dhe jo vetëm. Falë tij Lazio është kthyer ndër skuadrat më të forta në Itali dhe padyshim ai ka hyrë në radhën e personaliteteve më të rëndësishëm të futbollit.

Igli Tare ishte mysafir në programin më të rëndësishëm sportiv në Itali, Domenica Sportiva, ku foli për situatën që po kalon futbolli italian, pas mos arritjes së kualifikimit për në Kupën e Botës.

‘Të njëjtin problem që po vuan Italia tani e ka vuajtur Gjermania në vitet ‘90. Ka ardhur momenti të besohet te të rinjtë, për të kërkuar kualifikueset. Ka shumë të rinj të talentuar. Duhet dhënë kurajo këtyre futbollistëve’ deklaroi Tare.

Ish-sulmuesi i Beshias dhe Lazio foli me shumë emocion për kombëtaren italiane, por tregoi shumë optimizëm për të ardhmen e kombëtares italiane.

‘E kam vuajtur edhe unë humbjen e Italisë, sepse botërori është bosh pa Italinë. Por nga një situatë e tillë duhet te luftohet për më të mirën dhe bazat janë, me futbollistë të rinj të talentuar dhe mos harrojmë faktin që Italia ka trajnerë shume të mirë. Duhet një projekt afatgjatë dhe me shumë besim’, deklaroi më tej drejtori i Lazios.

Tare foli edhe për skuadrën që drejtoj, duke vlerësuar maksimalisht trajnerin Inzaghi.

“Është një person j shkëlqyer. Njihemi prej 12 vjetësh dhe mund të them që është shumë optimist, pasi edhe në situata kur ne humbasim ai arrin ta karikojë skuadrën. Humbja në derbi kishte shumë faktorë, por më së shumti mendoj mungesa e pjesës më të madhe të futbollistëve për shkak te ndeshjeve të kombëtares ka ndikuar patjetër”.

“Lotito? Nga jashtë krijon tjetër përshtypje, por është presidenti me komod për të punuar. Lazio do të hyjë në merkato në janar, pasi kemi nevojë për një mbrojtës”, tha në fund Tare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rafa Benitez 'injoron' Pogba-në: Nuk është as afër nivelit të Gerardit
Previous article Motra e denoncoi të zhdukur, e mitura përdhunohet në Durrës

Q.Autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT