• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TKURRET SËRISH UNIVERSITETI I TIRANËS/ Ja kuotat për 2022-2023 dhe degët në rrezik
Home
Sociale

TKURRET SËRISH UNIVERSITETI I TIRANËS/ Ja kuotat për 2022-2023 dhe degët në rrezik

27 April, 2022 s.autor Aktualitet, Sociale

Më i madhi universitet, ai i Tiranës po tkurret nga viti në vit, duke pranuar gjithnjë e më pak studentë të rinj në auditorë. Senati akademik ka miratuar së fundmi kuotat e reja për 2022- 2023, që si rrallëherë kanë rënë nën 5 mijë, duke shkurtuar me dhjetëra kuota në degë që kërkohen pak ose aspak nga të rinjtë.

Këtë e dëshmon tabela e mëposhtme, në të cilën tregohet ecuria përgjatë katër viteve të fundit, pas së cilës ka disa arsye.

Nga një trajektore gjithnjë në rritje, e tatëpjeta për UT nisi në 2018-ën, me arsyetimin e mungesës së kapaciteteve pritëse të fakulteteve e po ashtu edhe uljen e numrit të gjimnazistëve që kërkojnë të formohen.

Por tanimë mund të flitet edhe për ulje të kërkesës për të studiuar në universitetet tona. Jo pak të rinj kanë kthyer sytë nga universitetet e huaja, ndërsa vitet e fundit po shikohet një trend edhe drejt atyre private, të akredituar maksimalisht e me diplomë të njehsuar që iu hap dyert në shumë vende të botës.

Duke parë këtë orientim të të rinjve, vitin e fundit qeveria ka intensifikuar përpjekjet për të ashtuquajturin “ndërkombëtarizim” të IALve me qëllim që të frenojë ikjen e të rinjve në universitetet e huaja, por studimet, të dhënat eventuale thonë se do të duhen disa vite që të rikthehet besimi i të rinjve për të studiuar e punuar në Shqipëri.

PRANIMET E REJA

Në gjashtë fakultetet e Universitetit të Tiranës, më i prekur nga “gërshërët” e shkurtimeve në kuota është ai i Gjuhëve të Huaja, i cili do të presë 135 studentë më pak se viti i shkuar. Çuditërisht gjuha gjermane do të ketë ulje pas një “bumi” kërkesash në vitet e fundit, e po ashtu edhe gjuha frënge dhe ajo italiane, spanjolle, ruse e greke.

Dy të fundit janë në kufijtë e ekzistencës. Prej kohësh, mezi formohet numri dhjetë i studentëve, si kusht për të mbajtur hapur një profil studimi. Gërshërët e shkurtimeve kanë prekur dhe fakultetin ngjitur me të, atë të Histori-Filologjisë.

krahasimi

Dega e Historisë pëson ulje drastike me 70 pranime më pak, ndjekur nga Gazetaria, Arkeologjia dhe Gjeografia. Në Fakultetin e Shkencave Sociale, e vetmja degë ku është vënë dorë është Filozofia, e cila do të ofrojë për vitin e ardhshëm akademik dhjetë vende më pak se vitin e kaluar.

Drejtësia, me të vetmin program 5-vjeçar që e ofron të integruar, do të ketë të njëjtin numër pranimesh.

Gjithashtu, edhe Shkencat e Natyrës nuk kanë bërë kompromis, duke i qëndruar besnikë të njëjtit numër kuotash prej vitesh, pavarësisht ecurisë negative në disa degë, ndërsa kanë pësuar firo dy profilet e UT në Sarandë, Administrim Biznes dhe Gjuhë angleze.

Kriteret, si ndahet pesha e rezultateve në gjimnaz dhe e provimeve

Ashtu siç është proceduar prej vitesh, fakultete të ndryshme, e madje edhe departamentet brenda të njëjtit fakultet, kanë përcaktuar kritere specifike për pranimin e studentëve të rinj.

Larmishmërinë më të madhe e ka ai i Shkencave të Natyrës, ku mesatarja e gjimnazit e provimeve të maturës zë 50-75% të vlerësimit final, ndërsa pjesa tjetër varet nga rezultatet e nxënësve në lëndë specifike. Për t’u pranuar te Shkencat Sociale, 40% e vlerësimit merret nga notat e gjimnazit, 30% nga provimet e fundit dhe 30% nga një grup lëndësh formuese.

Histori-Filologjia ka formulën më të thjeshtë të pranimeve. Peshën më të madhe (80%) e ka mesatarja aritmetike e tri viteve të shkollës së mesme dhe 20% provimet e fundit.

Fakulteti i Drejtësisë i jep 40% mesatares së gjimnazit, 10% provimeve të maturës dhe 50% lëndëve specifike të zhvilluara gjatë shkollës së mesme. Ekonomiku e ndan 50:50 peshën e vlerësimit, midis mesatares së gjimnazit dhe mesatares së gruplëndëve formuese.

I vetmi fakultet që e ka të hapur kandidimin është ai i Gjuhëve të Huaja, i cili pranon në rend zbritës ata që kanë më tepër pikë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I KONSUMONI KËTO USHQIME NË MËNGJES? Ndaloni tani, nuk e dini se sa dëm po i bëni shëndetit tuaj
Previous article KALIMI I SHËRBMEVE ONLINE/ Kreu i Kadastrës: S'ka më histori 'merrja pronën Lenës e jepja Prenës'

s.autor

Postime të ngjashme

TRONDITET LEZHA/ Shpërthim tritoli në derën e banesës dhe plumba ndaj 28-vjeçarit, ja çfarë ndodhi gjatë natës Aktualitet

TRONDITET LEZHA/ Shpërthim tritoli në derën e banesës dhe plumba ndaj 28-vjeçarit, ja çfarë ndodhi gjatë natës

VATRA ZJARRI AKTIVE NË MALLAKASTËR DHE PATOS/ Në Krujë rinis ndërhyrja nga toka dhe ajri Aktualitet

VATRA ZJARRI AKTIVE NË MALLAKASTËR DHE PATOS/ Në Krujë rinis ndërhyrja nga toka dhe ajri

E RËNDË/ E reja në Shkodër dhunohet në banesën e saj nga dy persona! Nisin hetimet Aktualitet

E RËNDË/ E reja në Shkodër dhunohet në banesën e saj nga dy persona! Nisin hetimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT