• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TJETËR SKANDAL/ Pas kërcimit erotik të Sanna Marin, vijnë dhe ‘provat’ e aventurave të bashkëshortit
Home
Nderkombetare

TJETËR SKANDAL/ Pas kërcimit erotik të Sanna Marin, vijnë dhe ‘provat’ e aventurave të bashkëshortit

13 May, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Bashkëshorti i kryeministres ‘qejflie’ të Finlandës është fotografuar së fundmi krah për krah me një femër të mistershme, para divorcit të pritur të çiftit dhe më herët te imazheve të një kërcimi joshës të kryeministres me miq të saj në festa.

Biznesmeni 37-vjeçar Markus Räikkönen, ka flirtuar dhe kërcyer në stil intim me një vajzë nga India sipas informacioneve, e cila kishte ardhur me pushime në Finlandë me yje të kinematografisë indiane Bollywood si Rakul Preet e Pragya Jaiswal.

Mediat finlandeze raportonin gjithashtu se Markus kishte tentuar ta puthte kur po qëndronin bashkë në barin Post në Helsinki, por ajo kishte refuzuar avancimet e tij.

Kryeministres finlandeze i dalin video të tjera, kërcimi sensual me një modele
Zhvillimi vjen teksa Räikkönen e 37-vjeçarja Marin, kishin nisur jetë të veçuara para se të njoftonin se po ndaheshin pas më shumë se 16 vjetësh.

Zhvillimi vjen gjithashtu pas videove të verës së shkuar ku kryeministrja Marin shihej duke kërcyer në mënyrë intime me miq të saj në rezidencën e kryeministrisë, ku një modele e njohur dhe një tjetër e ftuar, shiheshin që zbulonin gjoksin e tyre.

Për më tepër Marin ka kaluar Pashkët në prill duke festuar në Paris me një grup miqsh teksa bashkëshorti kishte qëndruar në Finlandë.

Mes miqve përfshihej dhe politikani finlandez 32-vjeçar Ilmari Nurminen, që përshkruhej nga Marin si ‘shoku im më i ngushtë’, edhe pse nuk ka prova zyrtare se ata janë në një lidhje intime.

Vajza që u pa të kërcente me Räikkönen ka ardhur në Finlandë në mars dhe u prezantua me bashkëshortin e kryeministres nga pronari restorantit Mikael Mihailov, i njohur ndryshe si “Mr Caviar”, që drejton kompleksin e njohur Farang në Helsinki.

Revista finlandeze ‘Seskia’ shkruante se Räikkönen erdhi në klubin e natës Post pasi kishte kaluar ditën me yjet e Bollywood.

Një dëshmitar tha se burri i kryeministres ishte dehur dhe po flirtonte me bukuroshen indiane.

“Nuk është se jam shumë konservatore por Markus duhet të sillej më me dinjitet si bashkëshort kryeministreje që është”, tha dëshmitarja për mediat.

Marin dhe bashkëshorti i saj ish-futbollist janë martuar prej tre vjetësh edhe pse kanë qenë bashkë prej më shumë se një dekadë, dhe kësaj jave kanë njoftuar divorcin pa dhënë shumë arsye.

Finlanda do të ketë së shpejti një tjetër kryeministër po nga partia social-demokrate e Marin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS ITALISË/ Zelensky pritet të zbarkojë nesër në Gjermani
Previous article SHKËLQEJNË YJET KUQEZI/ Muçi-Çelhaga show në Poloni, buzëqesh Sylvinho

s.autor

Postime të ngjashme

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane Botë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima Botë

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë Botë

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT