Një ditë pasi u asgjësuan 583 fidanë kanabisi në fshatin Mnelë e Vogël në Vuan e Dejës, një tjetër rast i kultivimit të kanabisit është gositur sot. Policia ka vijuar kontrollet dhe në ka gjetur një tjetër zona ku ishin kultivuar 73 fidanë narkotikë.
Policia ka bërë të mundur identifikimin e tre autorëve që kishin kultivuar lëndën narkotike, ndërsa në pranga është vënë vetëm një prej tyre. Në pranga ka rënë Marin Vathaj, 52 vjeç, dhe në kërkim u shpall Ndue Vathaj, 60 vjeç. Bashkëpunëtori tjetër është identifikuar, por nuk bëhen me dije identiteti i tyre.


