• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Tjetër ndryshim në administratën Trump/ Bolton ka deklaruar se Kosova përbën rrezik…
Home
Nderkombetare

Tjetër ndryshim në administratën Trump/ Bolton ka deklaruar se Kosova përbën rrezik…

23 March, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Ushtaraku amerikan, H. R. McMaster, i zgjedhur vitin e kaluar këshilltar për siguri kombëtare i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të japë dorëheqje, dhe do të zëvendësohet nga John R. Bolton, ish-ambasador i Amerikës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Lajmin e kanë bërë të ditur zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë, ka raportuar The New York Times të enjten.

Zëvendësimi i McMasterit me Boltonin përbën një lajm të keq për Kosovën, pasi që ky i fundit historikisht ka mbajtur qëndrime të forta kundër Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Bolton në të kaluarën ka deklaruar se Kosova do të nxisë ekstremizëm islamik në Evropë, dhe se pavarësia e Kosovës përbën rrezik për stabilitetin e Ballkanit.

Gjenerali McMaster do të pensionohet nga ushtria, kanë treguar zyrtarët e administratës Trump. Sipas tyre, ai tash disa javë ka diskutuar me presidentin Trump për largimin e tij, por ka vendosur ta përshpejtojë atë, pjesërisht për shkak se dyshimet për statusin e tij po minimizonin rëndësinë e tij në bisedimet me zyrtarët e huaj.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë po ashtu kanë thënë se Trump dëshiron ta plotësojë ekipin e tij të sigurisë kombëtare para një takimi me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un. Presidenti ka zëvendësuar sekretarin amerikan të Shtetit, Rex W. Tillerson, me drejtorin e Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), Mike Pompeo, javën e kaluar.

Zyrtarët kanë theksuar se largimi i gjeneralit McMaster përbën një vendim dypalësh dhe miqësor dhe nuk do të shoqërohet nga zërat e dëgjuar pas largimit të Tillersronit.

Sipas tyre, largimi i McMasterit nuk është i lidhur me një rrjedhje të materialeve përgatitëse për një thirrje telefonike të Trumpit me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Në këto materiale, Trump ishte këshilluar që të mos e uronte Putinin për rizgjedhjen e tij në postin e të parit të Rusisë, gjë që Trump e ka bërë gjatë bisedës telefonike me homologun rus.

Bolton, i cili do ta marrë detyrën e re më 9 prill, është takuar rregullisht me Trumpin për të diskutuar për politikën e jashtme, dhe ka qenë në një listë të ngushtë kandidatësh për postin e këshilltarit për siguri kombëtare. Ai ka shkuar të enjten në Shtëpinë e Bardhë, për të diskutuar me Trumpin për punën e tij të re.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 613KG KOKAINË/ Sasia rekord 90% e pastër, zbulohet ku do përfundojë pas ekspertimit
Previous article Horoskopi ditor, e premte 23 mars 2018/ Kujdes! Rrezikoni të lëndoni veten nga tensionet...

F.autor

Postime të ngjashme

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump Botë

PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE/ JD Vance ndryshon kurs! Nis shkëputjen nga hija e Trump

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive Botë

FRANCA NË ALARM/ 70 mijë efektivë në terren, protestuesit paralajmërojnë revoltë masive

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles Botë

SHBA/ Trump emëron Stephen Miller si shef të ri të stafit, zëvendëson në këtë detyrë Susie Wiles

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT