Një person 45-vjeçar u shpëtua nga rrënojat në provincën Hatay të Turqisë, më shumë se 278 orë pas tërmeteve që goditën provincat jugore të vendit.
Hakan Yasinoğlu u gjet i gjallë nga ekipet e kërkim-shpëtimit nën rrënojat në qarkun Defne, në një tjetër shpëtim të mrekullueshëm në ditën e 12 pas tërmeteve të 6 shkurtit.
Ai u dërgua menjëherë në spitalin më të afërt.
Tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë më 6 shkurt në pjesën jugore të Turqisë prekën më shumë se 13 milionë njerëz në 11 provinca.


