• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TERMETI/ Zjarrfikësit turq gjejnë 2 milionë USD pranë një personi në rrënoja
Home
Nderkombetare

TERMETI/ Zjarrfikësit turq gjejnë 2 milionë USD pranë një personi në rrënoja

17 February, 2023 F.autor Botë, Nderkombetare

Zjarrfikësit turq, të cilët u angazhuan në operacionin e kërkim-shpëtimit në Gaziantep, i cili u godit nga tërmetet dorëzuan në polici rreth 2 milionë dollarë. Ata u thanë forcave të rendit se duke gërmuar në vendin e shembur Ayşe-Mehmet Polat gjetën para pranë një personi që nxorën nga rrënojat.

Në momentin që nisën të nxirrnin paratë, zjarrfikësit e filmuan gjithçkaje celular dhe i futën tufat e parave në një valixhe të zezë. Të shoqëruar nga skuadrat e operacioneve speciale, ata i dorëzuan paratë tek një stacion policie. Shefi i Zjarrfikësve të Bashkisë Metropolitane të Gaziantepit, Cafer Yılmaz, tha për Anadolu Agency se ata hasën shpesh në situata të tilla.

“Ne fillimisht u përpoqëm të shpëtonim jetën e qytetarëve në rrënoja. Më pas aty mbetën mallra të shumta. U gjetën sende me vlerë si automjete, bizhuteri, para. Zjarrfikësit fillimisht shpëtuan jetët dhe më pas dorëzuan sendet me vlerë që u gjetën.

Ndodheshim në një pallat të shembur në qendër të qytetit. Prej aty i dërguam policisë 2 milionë dollarë. Kjo tregon disponimin e zjarrfikësve. Ka pasur shumë incidente të tilla. Ky është vetëm një. Të gjitha gjërat që shohim ne i dorëzojmë në polici. Është ditë solidariteti dhe uniteti” – tha ai.

Shefi i ndërhyrjes, Galip Durdu, i cili nxori paratë, deklaroi se fillimisht u përpoqën të nxirrnin njerëzit të gjallë nga rrënojat dhe ky ishte prioriteti i tyre.

“I kemi dorëzuar plaçkat e qytetarëve që ndodheshin nën rrënoja, pasi u shpëtuam fillimisht jetën. Në fakt, është një ngjarje e zakonshme që ne të gjejmë para” – tha ai. “Personi që nxorëm kishte shumë dollarë me vete. Ne i morëm dhe ia dërguam shefit të ekipit tonë. Më pas ekipet e operacioneve speciale të policisë erdhën në vendngjarje. I dorëzuam me procesverbal. Të gjithë ata që punuan atje na treguan dashuri” – tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PUNONTE SI..."/ 13 vite burg për spiunin rus në ambasadën britanike në Berlin
Previous article TJETER MREKULLI/ 12 ditë pas tërmeteve, nxirret i gjallë nga rrënojat 45-vjeçari në Turqi

F.autor

Postime të ngjashme

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKRAINË/ Trump dërgon të besuarit e tij në Kiev, Witkoff dhe Kushner me mision të ri diplomatik Botë

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKRAINË/ Trump dërgon të besuarit e tij në Kiev, Witkoff dhe Kushner me mision të ri diplomatik

IRANI GODET BAZAT AMERKIKANE/ Lëshon raketa balistike në objektivat ushtarake në Jordani Botë

IRANI GODET BAZAT AMERKIKANE/ Lëshon raketa balistike në objektivat ushtarake në Jordani

IZRAELI PËRGATIT ZGJEDHJET/ Siguria, rekrutimi dhe kostoja e jetesës, shqetësimet që po “përçajnë” izraelitët Botë

IZRAELI PËRGATIT ZGJEDHJET/ Siguria, rekrutimi dhe kostoja e jetesës, shqetësimet që po “përçajnë” izraelitët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT