Një javë pasi publikoi emrat e zyrtarëve shqiptarë të përjashtuar përjetë nga vizat amerikane, Ambasada ka vijaur me një tjetër mesazh.
Ajo shprehet se është e vendosur në financimin e projekteve kundër korrupsionit teksa sjell rastin e një projekti me të rinjtë.
Ndër të tjera, ambasada amerikane në Tiranë shkruan:
“Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën.
Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Çdo javë do të nënvizojmë një nismë që kemi ndërmarrë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri.
Këtë javë, mësoni më shumë mbi projektet që Ambasada e Sh.B.A-së ka financuar, në bashkëpunim dhe Këshillin Rinor të Ambasadës Amerikane dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, për të ndihmuar studentët të ngrenë zërin kundër korrupsionit në arsimin e lartë.”
Të rinjtë ngrenë zërin kundër korrupsionit në arsimin e lartë
🇦🇱️ | Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Çdo javë do të nënvizojmë një nismë që kemi ndërmarrë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri. Këtë javë, mësoni më shumë mbi projektet që Ambasada e Sh.B.A-së ka financuar, në bashkëpunim dhe Këshillin Rinor të Ambasadës Amerikane dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, për të ndihmuar studentët të ngrenë zërin kundër korrupsionit në arsimin e lartë. Mësoni më shumë: https://bit.ly/2PrTSlC #ShqiperiaLuftonKorrupsionin #NdalKorrupsionit🇺🇸️ | The U.S. Government is committed to the fight against corruption and the respect for the rule of law all over the world. Fighting corruption is at the forefront of U.S. Embassy Tirana’s work in Albania. Each week we will highlight a different initiative that we have taken to combat corruption in Albania. This week, learn more about projects that the U.S, Embassy funded, in collaboration with the U.S. Embassy Youth Council Albania, and the Albanian Helsinki Committee to help students raise their voice against corruption in higher education. Learn more: https://bit.ly/2PrTSlC #AlbaniaFightsCorruption #StopCorruption
Gepostet von U.S. Embassy-Tirana am Dienstag, 29. Oktober 2019