Shtyhet sërish pretenca për pronarin e kompanisë “Arbri Garden” Arbër Çekajn, i akuzuar për trafikimin e 613 kg kokainë të ardhur nga Ekuadori.
Mësohet se shkak për shtyrjen e pretencës është bërë mungesa e avokatëve të Çekajt dhe Donaldo Lushajt. Avokati Maks Haxhia i Çekajt ka bërë kërkesë për shtyrje për arsye shëndetësore, pasi pak javë më parë pësoi një hemoragji cerebrale.
Ndërkohë trupa gjykuese deklaroi se është e pajustifikueshme mungesa e avokatëve të tjerë, ndërsa caktoi seancën e radhës në 8 nëntor.
Gjykata ka pranuar kërkesën e Arbër Çekajt për gjykim të shkurtuar, të cilin do ta përfitojnë edhe dy të arrestuarit e tjerë Armando Pezaku e Donaldo Lushaj.
Kujtojmë që Çekaj u arrestua nga policia për pritjen e 614 kg kokainë në Portin e Durrësit në vitin 2018. Droga ishte fshehur në kontenierë, ndërsa Çekaj përdorte emrin e kompanisë së tij të importit të frutave për të fshehur transportin e drogës.
Ai u arratis nga Shqipëria duke ndërruar mbiemrin nga Arbër Çekaj në Arbër Jansen. Në shkurt të 2018, ai kap në flagrancë nga policia gjermane në një banesë dykatëshe. Disa javë më parë, autoritetet gjermane pranuan kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e 39-vjeç.