• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TJETËR INCIDENT/ Hyn në QV dhe merr prej aty dy fletë votimi dhe i hedh në mbeturina, arrestohet 44-vjeçari në Krujë
Home
Aktualitet
Kronikë

TJETËR INCIDENT/ Hyn në QV dhe merr prej aty dy fletë votimi dhe i hedh në mbeturina, arrestohet 44-vjeçari në Krujë

14 May, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në një qendër votimi në Krujë. Një 44-vjeçar pasi ishte futur në qendrën e votimit 1285/2, KZAZ Nr. 20 kishte marrë prej aty dy fletë votimi dhe më pas kishte dalë nga qendra dhe më pas i kishte hedhur ato në një kosh mbeturinash.

Mësohet se shtetasi me inicialet B.T., kishte marrë dy fletë votimit, për veten dhe për nënën e tij, ndërsa pas këtij veprimi është arrestuar.

NJOFTIMI I POLICISË
Rreth orës 13:50, Komisioni i Qendrës së Votimit 1285/2, KZAZ Nr. 20, Krujë, ka kërkuar ndihmë nga Policia e Shtetit, pasi shtetasi B. T. kishte marrë 2 fletë votimi nga Qendra e Votimit dhe ishte larguar.
Shërbimet e Policisë kanë organizuar menjëherë punën dhe si rezultat kanë kapur dhe shoqëruar në Komisariat, shtetasin B. T., i cili pasi ka marrë me vete 2 fletët e votimit (të veten dhe të nënës), ka dalë nga Qendra e Votimit, i ka dëmtuar fletët e votimit dhe i ka hedhur ato në koshin e mbeturinave.
Në përfundim të veprimeve të kryera në drejtimin e Prokurorisë, shtetasi B. T., 44 vjeç, banues në Tapizë, është arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”. Policia ka sekuestruar 2 fletët e votimit që ky shtetas mori nga Qendra e Votimit. Në drejtimin e Prokurorisë po vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTOLAJM/ Kandidati i koalicionit Berisha-Meta shkon në një qendër votimi në Dibër, largohet pasi thirret policia
Previous article E PAZAKONTË/ Mbi kalë i veshur si jeniçer, ja si u paraqit 33-vjeçari në qendrën e votimit

s.autor

Postime të ngjashme

SIGURIA NË DET/ Rrezikoi pushuesit, ndëshkohet me 530 mijë lekë gjobë poseduesi i mjetit lundrues Aktualitet

SIGURIA NË DET/ Rrezikoi pushuesit, ndëshkohet me 530 mijë lekë gjobë poseduesi i mjetit lundrues

"KY AKT NUK I NDERON SHQIPTARËT"/ Ambasadorja e Izraelit në Tiranë reagon pas heqjes së flamurit nga protestuesit Aktualitet

"KY AKT NUK I NDERON SHQIPTARËT"/ Ambasadorja e Izraelit në Tiranë reagon pas heqjes së flamurit nga protestuesit

NGA VERIU NË JUG/ Media spanjolle: Shqipëria, parajsa e fundit e përballueshme e Europës Aktualitet

NGA VERIU NË JUG/ Media spanjolle: Shqipëria, parajsa e fundit e përballueshme e Europës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT