Bledar Muça, i njohur si mik i Ardian e Florenc Çapjas është ekzekutuar në Antwerp të Belgjikës.
Mësohet se vrasja e Muçës ka ndodhur në mbrëmjen e së shtunës, po njësoj si ajo e Ergys Dashit në Ekuador, por të dyja vrasje nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën.
Muça është një emër i njohur i Drejtësisë shqiptare. Ai dhe Florenc Çapja i kanë shpëtuar një atentati në Elbasan vite më parë.
Ndërkohë në videon e mëposhtme mund të shihni Muçën gjatë një përplasje me Policinë në Elbasan në 2016, teksa i armatoru iu shmang efektivëve.


