Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e “Don Boskos” Tiranë. Një vrasje e dyfishtë me armë zjarri për të cilën ende nuk dihen rrethanat.
Nga burimet paraprake mësohet se një i ri ka vrarë vajzën dhe pastaj ka qëlluar mbi vete.
I riu ka ndërruar jetë në spital nga plagët e marra. Nuk dihen ende rrethat e ngjarjes së rëndë, por policia pritet të zbardhë shkaqet në vijim.


