• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Tiranë/ Atentat me tritol makinës së biznesmenit të inerteve (FOTO)
Home
Aktualitet
Kronikë

Tiranë/ Atentat me tritol makinës së biznesmenit të inerteve (FOTO)

30 November, 2017 F.autor Aktualitet, Kronikë

Një automjet tip “Passat” me targa AA 946 EF është hedhur në erë me eksploziv pranë zonës së Liqenit të Thatë në Tiranë.

Report Tv ka siguruar pamjet e para nga vendi i ngjarjes ku duket automjeti krejtësisht i shkatërruar. Gazetari Driçim Çaka raportoi nga vendi i ngjarjes se nuk ka persona të lënduar nga shpërthimi pasi automjeti në momentin që është hedhur në erë ka qenë në parkim pranë një zone grumbullimi skrapi. Shpërthimi ka qenë mjaft i fuqishëm dhe ka tronditur të gjithë zonën përreth.

Policia ka identifikuar dhe pronarin e automjetit, Ndok Rajta, administrator i një firme e inertesh. Ai ka dhënë dëshminë përpara uniformave blu ku mësohet të jetë shprehur se nuk ka konflikte me njeri, ndërsa ka theksuar se automjeti ka qenë i parkuar pikërisht pranë biznesit të tij të inerteve.

Biznesmeni ka deklaruar gjithashtu se automjeti “Passat” përdorej edhe nga punonjësit e firmës. Mendohet se automjetit i është vendosur tritol në orët e para të mëngjesit dhe shpërthimi është bërë i telekomanduar. Sasia e lëndës shpërthyese dyshohet të ketë qenë më shumë se 300 gr C4 e vendosur në pjesën e përparme të automjetit. Forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë hetimet paraprake.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kuvend/ Sot votohet buxheti i 2018, pritet betejë e ashpër 
Previous article MOTI I KEQ/ Kuksi mbetet pa energji elektrike, ja zonat më problematike

F.autor

Postime të ngjashme

SPAK GODET PASURITË E LIDHURA ME GRUPET KRIMINALE/ Sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete Aktualitet

SPAK GODET PASURITË E LIDHURA ME GRUPET KRIMINALE/ Sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët

PAMJE TË RËNDA/ Policia e qëlloi me plumba gome në disa pjesë të trupit, i riu tregon plagët në gjoks, krahë dhe shpinë Aktualitet

PAMJE TË RËNDA/ Policia e qëlloi me plumba gome në disa pjesë të trupit, i riu tregon plagët në gjoks, krahë dhe shpinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT