• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MOTI I KEQ/ Kuksi mbetet pa energji elektrike, ja zonat më problematike
Home
Sociale

MOTI I KEQ/ Kuksi mbetet pa energji elektrike, ja zonat më problematike

30 November, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Sociale

I gjithë vendi është përfshirë sot nga një mot i ftohtë me reshje të dendura shiu dhe ulje temperaturash. Emergjencat Civile janë në gatishmëri për përballjen e situatave të vështira, ku në disa zona pritet të ketë dhe përmbytje. Deri në orët e para të mëngjesit të sotëm nuk janë paraqitur probleme serioze, përveç disa zonave që kanë mbetur pa energji elektrike në Qarkun e Kukësit.
Informacion mbi situatën e krijuar nga zhvillimet klimaterike në Qarkun e Kukësit datë 30.11.2017 ora 08.00.

Situata në Qarkun e Kukësit gjatë datës 30.11.2017 ora 08.00 është si më poshtë: Situata klimaterike: Në orët e vona të datës 29.11.2017 e në vazhdim Qarku i Kukësit është përfshirë nga reshje shiu me intensitet mesatar shoqëruar me erëra deri në 12 m/s me drejtim nga Jugu. Temperaturat variojnë minimale 8 Gradë Celsius e aktuale 9.6 Gradë Celsius. Shikueshmëria 7 km. Nga informacionet e marra nga strukturat e emergjencave civile në Bashkitë, institucionet përgjegjëse e verifikimin në vend, aktualisht kemi këtë situatë:

Akset rrugore: Aktualisht të gjitha aktet rrugore që përshkojnë Qarkun e Kukësit janë të qarkullueshme pa probleme. Për shërbimet publike: Aktualisht nuk kemi probleme të veçanta për shërbimet publike. Për energjinë elektrike: Në përgjithësi furnizimi me energji ka qenë normal në të gjithë Qarkun.

Ka probleme në furnizimin me energji elektrike në Nj.A Ujmisht dhe Nj.A Bushtricë, Nj Grykë –Çaj e Nj.A Malzi të Bashkisë Kukës. Ka probleme në furnizimin me energji elektrike në Nj.A Golaj, fshatrat Mujaj, Dajç e Cahan të Nj.A Qendër Krumë të Bashkisë Has. Në Bashkinë Tropojë është pa energji elektrike Nj.A Llugaj. Nga grupet e punës po punohet për eliminimin e avarive.

Komisioni i Emergjencave Civile vazhdon të ndjekë situatat që po zhvillohen, si pasojë e situatës klimaterike duke marrë masat përkatëse.

Për shkak të situatës sinoptike të pritshme sot me datë 30.11.2017 nga Prefekti i Qarkut Kukës janë thirrur në një takim urgjent firmat kontraktore të akseve rrugore në shkallë Qarku së bashku me Komisionin i Emergjencave Civile për të diskutuar situatën aktuale klimaterike e marrjen e masave përkatëse.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Tiranë/ Atentat me tritol makinës së biznesmenit të inerteve (FOTO)
Previous article FOTO/ Alketa Vejsiu thotë fjalët më emocionuese për '3 të përsosurit'

Redaktor2

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Londra mbushet kuq e zi, shqiptarët hidhen në protestë: Rama ik Aktualitet

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Londra mbushet kuq e zi, shqiptarët hidhen në protestë: Rama ik

ARRSH HAP PROCEDURËN/ 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës Aktualitet

ARRSH HAP PROCEDURËN/ 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës

E RËNDË/ Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-oficeri i Gardës, 56 vjeçari vuante nga demenca Aktualitet

E RËNDË/ Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-oficeri i Gardës, 56 vjeçari vuante nga demenca

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT