• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Tiranë/ I shpërtheu mina në celular, policia troktet në dyert e familjarëve të Gentian Hoxhës. Vëllai…
Home
Aktualitet
Kronikë

Tiranë/ I shpërtheu mina në celular, policia troktet në dyert e familjarëve të Gentian Hoxhës. Vëllai…

14 March, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Kronikë

Dy ditë pas shpërthimit të ndodhur në një dyqan celularësh në rrugën “Qamil Guranjaku” në kryeqytet, Policia e Tiranës ka marrë dëshminë e të afërmve të të plagosurit Gent Hoxha.
Lajmi bëhet i ditur për Tv Klan, nga burime të Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Sipas tyre, është pyetur një mikeshë e të plagosurit Gent Hoxha, si dhe një nga vëllezërit e tij, Aldo Hoxha.

Oficerët e krimeve kanë kërkuar të dinë me tepër rreth aktivitetit të pronarit të dyqanit të celularëve, i cili tashmë qëndron i prangosur në Spitalin e Traumës. Të dy personat kanë mohuar të kenë dijeni mbi aktivitetin e mundshëm të Hoxhës. Mësohet se mikesha e tij, emri i së cilës nuk bëhet i ditur, ka pohuar se ka kohë që njihet me të dhe ka marrëdhënie miqësie, por se nuk ka informacion që tekniku i celularëve të jetë marrë me aktivitete të paligjshme.

Në të njëjtën linjë ka qëndruar edhe i vëllai Aldo Hoxha.

Por ky i fundit mësohet se ka refuzuar të firmosë një deklarim mbi dijeninë e tij mbi aktivitetin e të vëllait, Gent Hoxha. Veprimet e tjera të policisë pritet të orientohen pas ekzaminimit që do t’i kryhet kompjuterëve dhe telefonave të sekuestruar nga policia të hënën pas shpërthimit të ndodhur në këtë dyqan celularësh.

I plagosuri Gent Hoxha, i akuzuar për prodhim mbajtje e shitje të lëndëve plasëse, pritet të dalë të enjten përballë gjykatës ku edhe mund të japë shpjegimet e tij mbi rrethanat e shpërthimit në dyqan./Klan

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ujë dhe sapun: Eni dhe Greta Koçi filmohen të dyja pa pikë makeup-i (FOTO)
Previous article "Bëmë mama të të ngjajë", duket se vajzat e Aurelës do të jenë konkurrente të saj (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NË ANGLI/ I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Leicester (EMRI-FOTO) Aktualitet

TRAGJIKE NË ANGLI/ I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Leicester (EMRI-FOTO)

“E VRAU ME THIKË NË ZEMËR”/ 16 vite burgim për Mario Përlleshaj, babai i Martin Canit: Donim dënim më të rëndë, por… Aktualitet

“E VRAU ME THIKË NË ZEMËR”/ 16 vite burgim për Mario Përlleshaj, babai i Martin Canit: Donim dënim më të rëndë, por…

SPAK RRIT KAPACITETET E BKH/ Braho njofton hapjen e thirrjes për 40 hetues të rinj Aktualitet

SPAK RRIT KAPACITETET E BKH/ Braho njofton hapjen e thirrjes për 40 hetues të rinj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT