• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TIRANË/ 21.5 vite burg për grabitje. Tre djemtë përdornin vajzën bionde si “karrem”
Home
Aktualitet
Kronikë

TIRANË/ 21.5 vite burg për grabitje. Tre djemtë përdornin vajzën bionde si “karrem”

5 March, 2018 F.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Tiranës ka shpallur vendimin përfundimtar ndaj katër të rinjve të akuzuar për “vjedhje me dhunë”. Të dënuarit janë tre djem dhe një vajzë 23-vjeçare, që sipas Prokurorisë, përdorej si “karrem” nga tre bashkëpunëtorët e saj për të futur në kurth të dëmtuarit.

Të pandehurit Fation Bushgjokaj, vëllai i tij i mitur A. Bushgjokaj, Elton Leka dhe Kristina Pjetri janë deklaruar fajtorë dhe kanë marrë dënime që varionin nga 4 deri në 7.5 vite heqje lirie, ndërkohë që përfituan uljen e 1/3 të dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Provat e paraqitura nga Prokuroria kanë bindur Gjykatën për të paktën 4 episode kriminale, të shënuara në 29, 30 e 31 Mars dhe 1 Prill 2017, ku të pandehurit përmes dhunës fizike dhe psikologjike u kanë marrë katër qytetarëve të ndryshëm aparatet celularë, portofolët, si edhe sende me të tjera me vlerë.

Në vendimin e gjykatës, një kopje e të cilit u siguria nga “ABC News” zbardhen episodet e vjedhjeve të dhunshme dhe roli i vajzës në to.

Sipas rrëfimit të të dëmtuarit me iniciale F. K. mbrëmjen e 1 Prillit 2017 teksa teksa po kalonte në rrugën dytësore pranë Kthesës së Kamzës, një vajzë bionde me trup të imët e veshur me kostum sportiv i ka dalë para duke i kërkuar telefonin për të kryer një telefonatë. Më pas, aty janë afruar të pandehurit e tjerë, të cilët i kanë marrë telefonin dhe portofolin dhe e kanë goditur.

Pranë të njëjtës zonë, i dëmtuari me iniciale O. H. ka treguar për prokurorët se i kishte dalë para një vajzë rreth të njëzetave, që i ka kërkuar t’i shtyjë pak makinën. Në ato momente, aty janë afruar miqtë e saj, që e kanë grabitur.

Katër të pandehurit e kësaj dosjeje u arrestuan nga operacioni i koduar “Gracka” në ditët e para të Prillit të vitit të kaluar. Pas ndalimit, një prej tyre u “zbërthye” para prokurorëve duke zbardhur gjithë veprimtarinë e tyre si edhe vendin, ku i kishin fshehur sendet e vjedhura. /ABC News/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 21 JANARI/ Berisha: Garda bëri detyrën, armën mund ta shkrepte dhe gishti im
Previous article Me dhe pa makeup, ja sa të bukura janë të famshmet tona sipas këtij programi (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË NË DURRËS/ I kërkuari nga SPAK përfshihet në konflikt me armë, i përfshirë edhe një oficer policie Aktualitet

E RËNDË NË DURRËS/ I kërkuari nga SPAK përfshihet në konflikt me armë, i përfshirë edhe një oficer policie

KUSHTE ATMOSFERIKE TË PAQENDRUESHME/ Parashikimi i motit për këtë të shtunë Aktualitet

KUSHTE ATMOSFERIKE TË PAQENDRUESHME/ Parashikimi i motit për këtë të shtunë

"ISHA TE TERAPIA E DJALIT"/ Rama akuzoi protestuesit se e sollën në Parlament, shqiptarët mbledhin brenda pak orësh 151 mijë $ për nënën dhe të birin me autizëm Aktualitet

"ISHA TE TERAPIA E DJALIT"/ Rama akuzoi protestuesit se e sollën në Parlament, shqiptarët mbledhin brenda pak orësh 151 mijë $ për nënën dhe të birin me autizëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT