• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TIRANA MBUSHET ME TË HUAJ EDHE PAS SEZONIT VEROR/ Shumë vizitorë nga Franca, Gjermania dhe SHBA
Home
Sociale

TIRANA MBUSHET ME TË HUAJ EDHE PAS SEZONIT VEROR/ Shumë vizitorë nga Franca, Gjermania dhe SHBA

25 September, 2025 s.autor Aktualitet, Sociale

Shkëlqimi i gushtit nuk është shuar ende. Tirana, që zakonisht shihet si stacion tranziti, këtë shtator është kthyer në një destinacion më vete. Në sheshe e rrugica, mund të dallosh lehtësisht grupe turistësh që bëjnë foto dhe shijojnë një kafe pranë mozaikut të Muzeut Historik, apo humbasin mes pazareve të qytetit. Aisha dhe Jean-Luc, të ardhur nga Franca, janë dy prej tyre.

Aisha Mbaye, turiste nga Franca: “E kishim dëgjuar për Tiranën, por nuk e mendonim kaq të gjallë. Na pëlqeu fakti që qyteti ka histori, por edhe jetë moderne. Është një surprizë shumë e këndshme.”

Jean-Luc Diop, turist nga Franca: “Atmosfera është fantastike, njerëzit shumë miqësorë. Në mbrëmje shijojmë muzikën live dhe ushqimin tradicional. Nuk është vetëm një ndalesë, është një përvojë që do ta kujtojmë.”

Megjithatë, Tirana nuk është ende një qytet i përkryer për turistët. Trafiku i çrregullt, mungesa e informacionit në gjuhë të huaja dhe disa rrugë të papastra e bëjnë udhëtimin shpesh sfidues. Anna dhe Markus Müller, një çift gjerman, ndajnë përvojën e tyre.

Anna Müller, turiste nga Gjermania: “Tirana na pëlqeu, është një qytet plot jetë dhe i ndryshëm nga ç’prisnim. Por trafiku është shumë kaotik dhe ndonjëherë ndihet lodhshëm të lëvizësh.”

Markus Müller, turist nga Gjermania: “Çmimet janë të mira dhe njerëzit mikpritës, por na mungoi informacioni turistik. Do të ishte më e lehtë nëse kishte më shumë tabela ose guida në anglisht.”

Veç të përkohshmëve, në sheshin “Skënderbej” takojmë edhe Davidin, i kthyer në një turist të përhershëm.

David Johnson, turist nga SHBA: “Kam ardhur në Tiranë shpesh gjatë 12 viteve që jam martuar me bashkëshorten time shqiptare. Qyteti ka ndryshuar shumë, por disa gjëra mbeten problem: trafiku është i çrregullt dhe ndonjëherë papastërtia në rrugët kryesore të shqetëson. Njerëzit janë mikpritës, por për turistët që nuk flasin shqip, mund të jetë pak i vështirë orientimi.”

Për ata që zgjedhin të eksplorojnë, qyteti ofron surpriza dhe përvoja të veçanta – një kombinim që e bën Tiranën tërheqëse, por ende larg standardeve të një destinacioni evropian të plotë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DITA EUROPIANE E TRASHËGIMISË KULTURORE/ Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar ekspozon për herë të parë botime religjioze të fondit muzeal
Previous article TAKIM I PAPRITUR/ Shefi i Pentagonit, Hegseth thërret me urgjencë krerët ushtarakë amerikanë...

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT