• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
DITA EUROPIANE E TRASHËGIMISË KULTURORE/ Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar ekspozon për herë të parë botime religjioze të fondit muzeal
Home
Kulturë

DITA EUROPIANE E TRASHËGIMISË KULTURORE/ Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar ekspozon për herë të parë botime religjioze të fondit muzeal

25 September, 2025 s.autor Kulturë

Në kuadër të Ditëve Europiane të Trashëgimisë Kulturore, Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë hapi dje ekspozitën me libra dhe botime religjioze, pjesë e fondit të tij muzeal. Për herë të parë, publikut iu prezantua një koleksion unik veprash, dikur të ruajtura në kisha dhe katedrale, të cilat dëshmojnë trashëgiminë shpirtërore dhe kulturore të zonës.

Ndër veprat më të çmuara u veçua Ungjilli i Kishës së Ristozit në Mborje që i përket vitit 1737.

Po ashtu, u ekspozua një Ungjill i dhuruar nga filantropi Anastas Lakçe, si dhe një Dhjatë e Re, dhuratë nga familja e Ilia Petro Bratkos.

“Koleksioni përbëhej nga ungjij, nga libra shërbesash të cilat i kemi trashëguar nga kisha të ndryshme, nga e gjithë Shqipëria pothuajse dhe ne për herë të parë i ekspozojmë pas shumë e shumë shekujsh”,- tha Fjoralba Prifti, Drejtore e Muzeut Mesjeta

Në fjalën e tij muzikoligu dhe studiuesi Pandi Bello tha se Filantropia në Korçë ka qenë shumë e pasur. Përveç dhurimeve, ata kanë qenë të angazhuar edhe në mbrojtjen e kulturës, duke e pasuruar atë me botime jashtë Shqipërisë.

“Filantropia në Korçë ka qenë shumë e pasur, jashtëzakonisht krahasuar me qytetet e tjera, dhe ata kanë qenë personalitete që nuk kanë bërë vetëm dhurime. Ata kanë qenë tërësisht të angazhuar në mbrojtjen e kulturës, në pasurimin e kulturës me botime jashtë Shqipërisë, sepse është fjala për periudhën që Shqipëria ka qenë nën pushtimin Osman”,- u shpreh Bello.

Ekspozita jo vetëm prezantoi trashëgiminë e pasur të qytetit, por gjithashtu ndriçoi figurën e filantropëve dhe kontribuesve të kulturës, të cilët me veprat e tyre kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë shpirtërore të Korçës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PRODHONIN DHE SHISNIN KANABIS/ 40 vite burg për shqiptarët në Angli, çfarë u zbulua (EMRAT)
Previous article TIRANA MBUSHET ME TË HUAJ EDHE PAS SEZONIT VEROR/ Shumë vizitorë nga Franca, Gjermania dhe SHBA

s.autor

Postime të ngjashme

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit Breaking News

ARTI NË ZI/ Shuhet Birçe Hasko, ikona e kinemasë shqiptare! Nga Dukati në skenën e madhe, karriera e jashtëzakonshme e aktorit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT