E si mund të mungonin zbukurimet e festave të fundvitit në Tiranë?
Atmosfera festive edhe këtë vit e ka gjetur kryeqytetin pak më shpejtë seç duhet, jemi në datën 23 nëntor dhe rrugët e Tiranë janë të zbukuruara me drita të shumëllojshme.
Përgatitjet e shumëpritura për natën e madhe të ndërrimit të viteve kanë sjell në kryqytet një atmosferë fantastike. Bashkia e Tiranës ka sjellë festë në disa rrugë kryesore, ndriçim magjik kudo dhe qetësia festive që të mbush shpirtin plot harmoni.
Ndryshe nga vitet e tjera edhe këtë vit pati shumë ndryshime të zbukurimeve, siç shihen edhe në fotot e mëposhtme janë vendosur drita shumë të kënshme si viti 2020 që është vendosur “gjigand” tek sheshi. Njerzit duken shumë të lumtur dhe të gëzuar dhe mezi presin kush të bëj foto i pari tek zbukurimet e vëna nga Bashkia e Tiranës.
Pema e Krishlindjeve nuk është vendosur akoma tek sheshi mund të vendoset nga filimi i muajit Dhjetor nga data 6 siç është vendosur çdo vit, pritet që të jetë një pemë më e bukur se ajo e vitit që shkoi. /AlpeNews.al










