• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Ilir Metën nuk po e mund Edi Rama, por vetja!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Ilir Metën nuk po e mund Edi Rama, por vetja!

23 November, 2019 Redaktor1 OP-ED

Kur pas disa kohësh ta shihni Ilir Metën që të mos i përdori më zyrtarisht; kartvizitën e Presidentit të Republikës, makinën, faqen e internetit, zëdhënësin, zyrën në godinën Nr. 001 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, etj. do të kuptoni se në të gjithën këtë që po ndodh, atë e mundi vetja e tij. Nuk e mundi as Edi Rama, as shqiptarët, as ndërkombëtarët.

I.

Ilir Meta duke qenë President i një Republike Parlamentare, e kishte të humbur ende pa e nisur këtë luftë të paprinciptë me mazhorancën, për një arsyre fare të thjeshtë. Ai është veçse Kreu i Shtetit dhe jo kreu i ndonjë pushteti. Shteti ngrihet mbi tri kolona të mëdha dhe ai nuk përfaqëson asnjë prej tyre. Ndaj nuk mund të triumfojë dot mbi dy pushtetet (Parlament + Qeveri), që kanë marë mandate popullore, për të reformuar pushtetin e tretë (Drejtësinë).

Që në Nenin 1, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, përcakton se “Shqipëria është Republikë Parlamentare” dhe JO Presidenciale. Më tej në Nenin 2, vijon: “Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë, i përket popullit.” Dhe populli e ushtron këtë sovranitet nëpërmjet përfaqësuesve të tij… në Parlament. Që të fitojë Presidenti, duhet të mundi Parlamentin, nga ku buron edhe Qeveria. Si do ia arrij Ilir Meta kësaj, kur PS ka një mazhorancë të konsoliduar?!

Më 8 qershor 2018, Metthew Palmer rikonfirmoi qëndrimin e SHBA dhe bashkësisë ndërkombëtare, se “Shqipëria ka një qeveri të zgjedhur sipas rregullave dhe legjitime.” Kjo do të thotë se, pikërisht nga ky legjitimitet i qeverisë dhe i Parlamentit funksional, buron fuqia reale e mazhorancës së Kryeministrit Edi Rama për të çuar deri në fund, me ndihmën e SHBA dhe BE, reformimin e pushtetit të drejtësisë.

Ndaj edhe pse opozita tentoi që ta bllokonte sistemin, nëpërmjet daljes nga Parlamenti dhe duke mos u futur në zgjedhjet e 30 Qershorit, dështoi. Ilir Meta po bën të njëjtën gjë, duke u përpjekur të injektojë krizën e tij personale në sistem, nëpërmjet bllokimit të Gjykatës Kushtetutese. Do ketë të njëjtin fund. Për të njëjtat arësye!

II.

Ilir Meta dështoi herën e parë kur çdekretoi datën e zgjedhjeve, që ta mundte sëbashku me opozitën e rrugës, mazhorancën e Kryeministrit Edi Rama. Dështoi edhe kur firmosi një dekret tjetër ku e përcaktonte 13 tetorin, si të vetmen datë legjitime dhe kushtetutese për zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme lokale të vitit 2019. As Lulzim Basha dhe PD, nuk e ndoqën dot pas në këtë marrëzi.

Tani ka dalë me një teori të re, për ti shpëtuar iniciativës së mazhorancës, për shkarkimin e tij si President Republike nga Parlamenti. Duke dashur që të fitojë kohë për të mos lejuar ngritjen e Gjykatës së re Kushtetutese që do i vendosi vulën largimit të tij nga Kreu i Shtetit, po vijon avazin e vjetër, duke përdor një truk të ri.

Më 22 nëntor, në përvjetorin e referendumit për Kushtetutën e 1998, deklaroi se do të kërkonte një referendum të ri popullor. Kuptohet përse. Nuk ka as mazhorancën me vete, e duket as gjithë opozitën. Nuk ka as ligjin dhe as kushtetutën. As shqiptarët dhe as ndërkombëtarët. Por, beson se populli e do. Shenjë e sigurtë, se ka humbur veç gjithë të tjerave, edhe lidhjen me realitetin!

III.

E ku duket kjo? Mjafton që të rikujtoj se çfarë shkroi sot në facebook-un e tij përpara se të pozonte përpara një hurme të kalbur në Elbasan: “Kjo klasë politike di vetëm të thellojë krizat dhe të mos mbajë përgjegjësi.” Kur e lexon këtë fjali, të krijohet ideja se Ilir Meta ka hyrë dje në politikë. Tipike e dikujt që përgjegjësinë e sheh gjithkund, përveçse tek vetja!

A thua se Ilir Meta nuk ka qenë pjesë e politikës së Shqipërisë pluraliste, që nga dita ZERO, për plot 30 vjet me radhë?! Madje, si askush tjetër deri më sot, ështi i vetmi që i ka mbajtur me radhë të gjitha postet më të larta politike. Deputet, sekretar shteti, disa here ministër, zv. Kryeministër, Kryeministër, Kryetar Kuvendi, President…

Ndaj pyetja që i bëhet atij, është: A po bën çmos ti vetë, që ta injektosh me çdo çmim e me çdo kusht, krizën tënde personale në sistem? A do të mbash një ditë përgjegjësi për këtë? “Shqipëria është pranë finalizimit të një sistemi të pavarur drejtësie, për të mirën e Shqipërisë dhe qytetarëve shqiptarë”,- tha Palmer.

Një ditë pas kësaj, gjithkush do ta kuptojë se Ilir Metën nuk e mundi askush tjetër, përveç zullumit të vet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIVE/ Mbyllet ndeshja Milan-Napoli. Rezultati 1-1
Previous article TIRANA "MAGJIKE"/ Atmosfera festive vjen në kryeqytet, ja si është zbukuruar (FOTO)

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT