• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
The Times: Gangsterët e kanë kthyer Shqipërinë në shtet kanabisi
Home
Aktualitet
Kronikë

The Times: Gangsterët e kanë kthyer Shqipërinë në shtet kanabisi

6 January, 2018 k.autor Aktualitet, Kronikë

Një nga gazetat më të rëndësishme në Britaninë e Madhe, “The Times”, publikoi një reportazh nga Shqipëria me titull: “Gangsterët e kanë kthyer Shqipërinë në një shtet kanabisi”.

 “Ndërsa po përgatitej për një tjetër dërgesë të madhe kanabisi për mafian siciliane, një nga trafikantët më të mëdhenj në Shqipëri, e bëri të qartë mospërfilljen e tij ndaj “Cosa Nostra”-s. “Do u hedhim disa kallashnikovë,” tha Moisi Habilaj në një bisedë të përgjuar. “Ata do të masakrojnë njëri-tjetrin, kujt po i plas, kjo është ajo që duan ata”.

Habilaj dhe banda e tij u arrestuan në vjeshtë nga policia italiane pasi kishin sjellë armë dhe më shumë se 3.5 ton kanabis në Siçili, një biznes me vlerë 20 milionë euro në vit. “Ne mund t’i kemi kapur ata, por lumenjtë e drogës nga Shqipëria në anën tjetër të Adriatikut nuk janë ndalur,” tha një hetues italian”, nis shkrimi i gazetës.

“Në anën tjetër të Europës, në Britani, trafikanti shqiptar Klodian Copja është burgosur në gusht bashkë me 41 të tjerë pasi ka importuar 60 milionë sterlina drogë, duke i bërë jehonë një raporti të policisë britanike se trafikantët shqiptarë kanë akses të konsiderueshëm në tregun britanik të trafikut të drogës”.

“Me lidhje direkte me furnizuesit kolumbianë, trafikantët shqiptarë janë pjekur tashmë, pas kaosit të vendit të tyre gjatë daljes nga sundimi komunist”.

Në shkrim theksohet se kryeministri shqiptar u ka kërkuar ndihmë partnerëve europianë për të goditur krimin.

Duke folur për gazetën, Rama refuzon që të marrë fajin për rolin në rritje të shqiptarëve në krimin global. Ai fajëson mafian italiane që u ka dhënë shqiptarëve ‘edukimin’ e tyre.

“Pasi mori detyrën në vitin 2013, Rama dërgoi policinë për të kapur 71 ton drogë në Lazarat, bashkë me më shumë se 400 armë automatike, një kundërajror, granatahedhës, mortaja dhe armë antitank. Në përgjigje, trafikantët punësuan një ushtri fshatarësh për të përhapur kultivimin në mbarë vendin, duke i dhënë ryshfet policisë lokale që të mbyllë sytë”.

Në shkrim theksohet se pavarësisht arrestimeve, ka shumë pak dënime për trafikantët e mëdhenj, ndërkohë që Rama fajëson për këtë gjendjen e drejtësisë në vend.

Qeveria ka në plan që të zhdukë mbjelljen e kanabisit këtë vit, por policia druhet se reduktimi i furnizimit do të ngrejë çmimet, duke i nxitur fermerët që të mbjellin sërish.

“Njerëzit kanë shumë imagjinatë,” thotë Julian Hodaj, zëvendësministër i Brendshëm. “Që të mos pikasen, ata shkojnë nëntokë, kështu që ne po monitorojmë shitjen e llampave dhe rritjen e çuditshme të përdorimit të energjisë nga fabrikat”.

Në shkrim theksohet fakti se kanabisi po mbillet tashmë nëpër bunkere dhe ish-baza ushtarake, reliket e Enver Hoxhës.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Etapa e re në EUROPË/ Ylli i Macron shkëlqen, Merkel "perëndon"
Previous article Berisha ironizon Asamblenë e PS: Mbledhja e kockave mafioze, kumbareve dhe ndrikullave me në krye Noriegën

k.autor

Postime të ngjashme

HUMBI JETËN NJË I MITUR/ Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës Aktualitet

HUMBI JETËN NJË I MITUR/ Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

ARRESTIMI I TË SHUMËKËRKUARIT MOISI HABILAJ/ Policia jep detaje: Person me rrezikshmëri. Në pranga ra edhe një 46-vjeçar Aktualitet

ARRESTIMI I TË SHUMËKËRKUARIT MOISI HABILAJ/ Policia jep detaje: Person me rrezikshmëri. Në pranga ra edhe një 46-vjeçar

E RËNDË NË TIRANË/ Efektivi i policisë vetëvritet me armën e shërbimit, policia jep detaje Aktualitet

E RËNDË NË TIRANË/ Efektivi i policisë vetëvritet me armën e shërbimit, policia jep detaje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT