Mbi një vit ka humbur çdo kontakt me të vetmen vajzë, që i ka mbetur, pas dramave të njëpasnjëshme që ka kaluar në jetën e saj. Kjo është historia e jetës që vendos të rrëfejë në emisionin ’’Pa gjurmë’’, kjo nënë. Joana Azizaj mori një letër para se e bija të largohej përfundimisht nga banesa në Greqi ne vitin 2018. Në këtë letër vajza fajësonte nënën për vdekjen e motrës. Ndërsa kjo ikje pa kthim e kishte një mesazh drithërues. Ligerta i kërkonte nënës të mos i shkatërronte jetën edhe asaj.
Letra e bijës për nënën
’’Nëna ime dashur më fal që e shkrova këtë letër. Duhet ta kisha bërë kohë më parë, por t’i e di që jam kokë fortë e nuk ulem lehtë. Nejse duhet të të kërkoj falje për çdo gjë që të kam bërë dhe të premtoj që nuk do të të shqetësoj më. Nuk do të të shkaktoj asnjë lot tjetër, por do të të them vetëm dy gjëra. Mos mendo për keq, kur nuk di ça bëhet nëse nuk dëgjon e shef. Mos akuzo asnjëherë sado i keq të jetë me ty dhe nuk do të thotë që të kanë sharë nëna me gjyshin. Përkundrazi unë të shaja e stë dëgjoja e ato më luteshin që të të takoja. Nëse t’i më njohe është merita e babait, prandaj duhet t’i falenderosh dhe të lutem boll me budallalliqet. Ndërprije gjyqin e motrës time sepse do të biesh vetë brenda.
Të betohem për shpirt të atyre të dyve se do të na e paguash shtrejnt. Nëse motra ime nuk është me mua s’do të thotë që është faji im por ti e helmove. Ne ishim shumë të lumtura deri sa ti u fute në mes. Ti I the, ti e mashtrove se do të ketë një jetë më të mirë me ty siç më the mua. Ti duhet të merrje hak ndaj nënës por s’duhet të përdorje fëmijët e tu. Nëse sot nuk jam me ty do të thotë se e kuptova se kush je, nxorre fytyrën e vërtetë. Bravo. Kam shumë për të thënë por po i bie shkurt. Ti shif jetën tënde, çupen tënde. Më the harroi të gjitha e më nxore në rrugë më braktise prap për herë të dytë. I di të gjitha të vërtetat për ty por s’ti thoja sepse s’doja të të plagosja.
Më thoje se unë nuk të ngjaj. Po e vërtetë ësgtë unë nuk jam si ti dhe jam shumë krenare për këtë. Asnjëherë nuk do të jem si ti. Më vjen turp të jem bija jote sepse unë nuk e braktis fëmijën e as burrin tim sado i keq të jetë. Do të ndryshoje. Dashuria jonë është më e fortë edhe nëse ti merresh me magjira. Sado të mbaje ajo e shkreta do të dali një ditë ajo drogë. Prandaj mos të lotoj më shumë. Nëse një ditë ikën nga kjo jetë të lutum thuaju mos të më lajmërojnë sepse unë kam vdekur më shpejt sesa ty. Që ditën që më braktise” thuhet në letër.
Pas apelit në Report Tv në emisionin ‘Pa Gjurmë’ reagon LIVE nga Turqia, vajza e Joanës, Ligerta Kaja:
“E ndoqa emisionin ndaj ju telefonova. E vërteta që kam një vit që jam larguar. Jam mësuar me mungesën e saj. Është e vërtetë që ka pasur një jetë të vështirë. Edhe unë më burrin kemi patur vështirësi bashkë. Unë do të bëj më të mirën për vajzën time. E gjeta mbështetjen e nënës sime, por gjithë jetën ne kemi jetuar me mungesën e saj.
Me nënën time nuk shkoja mirë, pasi dëgjoja urdhrat e burrit të saj. I dhashë shans të jetonim një jetë që se kemi jetuar më parë. Ka shumë arsye që vendosa të largohesha. U detyrova të shkoja tek një shoqja ime pasi burri i nënës më përzuri. Unë nuk kam humbur, nuk ka dëshirë. Ia dhashë një herë këtë mundësi. Unë nuk mund t’i fal më gabimet” tha ajo.
Nëna: Unë të dua. Të kam dashur. Kaloje jetën me kë të duash. Vetëm të di a je mirë. Se unë jam e sëmurë. Motra tjetër të kërkon.
Vajza: Motrën e dua shumë dhe nuk do ta lë kurrë. Por është e vogël dhe nuk e kupton. Unë jam në Shqipëri, nëna të vij të më takojë kur të dojë.
Odeta Dume: As Gëzuar nuk do t’i thuash nënës ?
Vajza: Gëzuar të gjithë shqiptarëve. Zoti na i faltë gabimet.