• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Elvana, e zhgënjyer nga çmimi dytë? Tregojani se Vaçe Zela doli e treta me “Valsin e Lumturisë”!
Home
Ekskluzive

Elvana, e zhgënjyer nga çmimi dytë? Tregojani se Vaçe Zela doli e treta me “Valsin e Lumturisë”!

27 December, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Sociale

Për fat të mirë kaluan 3 ditët e çuditë, që u shoqëruan me debatin për fituesen e Festivalit të 58, të këngës në RTSH. Pyetja nëse çmimin e parë duhet ta fitonte Elvana Gjata apo Arielena Ara, u shndërrua në një çështje kombëtare.

Debati mori zjarr në momentin kur u mësua se fituesja e vendit të dytë, na qenkërkash mërzitur aq shumë, sa paskërka bojkotuar jo vetëm skenën në atë moment por edhe post festivalin. Madje më pas, Elvana shkroi se faji nuk paskërkësh qenë i fitueses së vendit të parë… por, ajo dhe një Zot e di se e kujt!

Kaq u desh për tiu sulur jo vetëm asaj, por edhe Alketa Vejsiut, Vera Grabockës, Arilenës po e po, anëtarëve shqiptarë të jurisë, drejtuesve të RTSH dhe kujtdo tjetri, që mendonin se e kishte fajin për këtë gjëmë që na kishte rënë mbi kokë.

Të gjitha u thanë, por meqë askush nuk e përmendi, po bëjmë ndoshta njërën nga ato të paktat pyetje, për të cilën kërkush nuk është kujtuar deri tani: Nëse kjo Elvana është kaq e bindur tek vlerat e saj të jashtëzakonshme artistike dhe të këngës, pse nuk ia la gjykimin në dorë kohës? Mirë juria, Alketa apo Vera mund ta kenë tradhëtuar. Pse nuk u hakmor ajo siç do të bënte çdo divë e vërtetë, duke ia lënë gjykimin njerëzve? Sepse në fund të fundit, historia e ka vërtetuar tashmë se gjykatësi më i mirë, janë: Zoti, koha dhe njerëzit.

Nëse për shkak të momentit ajo nuk ka gjykuar me mendje të ftohtë, dikush tani që gjakrat po ulen, duhet ti thotë se në përgjithësi për konkurset ka një aksiomë: Vendin e parë ta japin, ndërsa vendin e dytë e fiton! Por edhe nëse kjo apo shembujt e shumtë për këtë nuk bëjnë punë, atëherë ti ofrojnë një rast konkret nga festivali.

Vaçe Zela e ka fituar plot 12 herë çmimin e parë në Festivalet e Këngës në RTSH. Por, jo të gjitha këngët fituese i mbahen mend, apo i kanë rezistuar kohës, siç ka ndodhur përshembull me “Valsin e lumturisë”. Është kënduar prej saj ndoshta atëherë kur mund të kenë lindur prindërit e Elvanës dhe Alektës; në vitin 1965, në Festivalin e IV të Këngës në Radio. Sepse ende në Shqipëri nuk kishte lindur televizioni.

Në këtë festival Vaçe Zela nuk fitoi as vendin e parë e madje, as vendin e dytë. Vendin e parë e fitoi Tonin Tërshana me këngën e Tonin Harapit “Të dua o det”. Ndërsa “Valsi i lumturisë” i kompozuar nga Avni Mula, mori vetëm çmimin… e tretë.

Nga kujtimet e bashkëkohësve, e gjithë salla u ngrit në këmbë dhe kërkonte që të mos këndohej siç është tradita, kënga e shallur fituese, por ajo e Vaçe Zelës. Por çfarë bëri ajo? Qau pas kuintave dhe u hakmor siç dijnë të bëjnë vetëm artistët e vërtetë. Vazhdoi edhe për shumë e shumë festivale të tjera, të na dhurojë interpretime të jashtëzakonshme dhe këngë të pavdekshme.

Kaq mjafton për të kuptuar se të mos fitosh çmimin e parë në Festivalin e këngës në RTSH, nuk është fundi i botës. Përkundrazi. E gjitha çfarë po debatohet, tregon vetëm se ka ardhur fundi i vlerave të vërteta artistike dhe i këngëtarëve që dalin në skenën kombëtare për të na dhuruar kënaqësi artistike. Për ta qëllimi është gjithçka. Ndërsa muzika, arti, kultura dhe vlerat janë ASGJË. Thjeshtë një “ZERO me xhufkë”!

Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TI VRAVE MOTRËN, MOS MË PRISH JETËN MUA! Apeli drithërues i nënës, vajza e refuzon: U mësova me mungesën tënde
Previous article LIVE/ Mbyllet ndeshja Leicester-Liverpool. Rezultati 0-4

F.autor

Postime të ngjashme

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit Aktualitet

"PO NDËRTOJNË PARAJSË PRIVATE NË SHQIPËRI"/ Djali i Joe Biden sulmon familjen Trump dhe përmend projektin e Zvërnecit

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë Aktualitet

BULEVARDI I TEJMBUSHUR/ Mbyllet protesta në mbrotje të Zvërnecit. Thirrje për dorëheqje të Ramës dhe përplasje me policinë

FOTOLAJM/ Jo vetëm të rinj, në protestën për Zvërnecin edhe fëmijë e bebe Aktualitet

FOTOLAJM/ Jo vetëm të rinj, në protestën për Zvërnecin edhe fëmijë e bebe

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT