• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“TI S’DO QË MILETI TA MARRË VESH DASHURINË TONË…”/ Rama “thumbon” Bashën: Edhe sot ke frikë t’i përmendësh emrin bufit
Home
Politikë

“TI S’DO QË MILETI TA MARRË VESH DASHURINË TONË…”/ Rama “thumbon” Bashën: Edhe sot ke frikë t’i përmendësh emrin bufit

27 March, 2025 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama ka vijuar përplasjet virale me Lulzim Bashën, duke iu drejtuar me tone ironike në një video të publikuar në rrjetet sociale.

Me një gjuhë plot batuta, Rama e quajti Bashën “zemër” dhe i kërkoi që të marrë guximin për të folur hapur kundër Sali Berishës.

Unë gjithmonë kam rënë brenda kur jam marrë me ty, gropë mor, dërrmim fare, po nuk vej mend. Nuk më lë zemra, rënkon e shkreta, Luli e s’ka tjetër. Bufin nuk e kam dashur kurrë, ti e di mirë. Ti edhe sot ke frikë t’i përmendësh emrin,” u shpreh Rama, duke ironizuar qëndrimin e Bashës ndaj Berishës.

Kryeministri e akuzoi kreun e PD-së për luhatje politike dhe e cilësoi si të paqartë në raport me SPAK-un dhe reformën në drejtësi. “Rama ik, Rama ik! Ja ika unë, po ti pse ike?”, tha ai, duke ironizuar sjelljen e Bashës në opozitë.

“E thash që të kam zemër mor Lul, të kërkoj falje se e di që ti nuk do ta marrë vesh mileti këtë dashurinë tonë, po çfarë të bëj, më foli zemra. Po plaste. Unë gjithmonë kam rënë mrena kur jam marrë me ty, gropë mor, dërrmim fare po nuk vej mend. Nuk më lë zemra, rënkon e shkreta, Luli e s’ka tjetër. Bufin nuk e kam dashur kurrë, ti e di mirë. Ti edhe sot ke frikë t’i përmendësh emrin Lul. Mazallah se ja thua euroatlantikëve të vërtetën për bufin, Gaz ballakumen, etj. Vjen vërdallë si era e nënshpinës nëpër pantallona. Aman mor burrë, nxirre atë jatagan si me mua. Nxirre të shkretin dhe shpëtoji demokratët se do ngelen brenda në kënetë. Unë mezi të shkula nga çadra ty, nuk doje të votojë as vettingun, SPAK-un as bëhej fjalë. Rama ik Rama ik. Ja ika unë, po ti pse ike? Ike se kishe hall të mbrosh SPAK-un nga unë se mos e godas me bufin. Ndaj po vjen ti vërdallë si makinë policie me atë sirenën “O Ramee”. Unë e di që amerikanët u tërhoqën nga SPAK, po kaq di unë, se ti je euroatlantiku ynë, tek ty i ka shpresat Amerika. M’i bëj të fala Hysen Gjurës dhe Pëllumb Seferit”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHKOI PËR T'I VJEDHUR BANESËN DHE VRAU TË MOSHUARIN/ Arrestohet pas një viti shqiptari në Itali
Previous article E MORI SI SFIDË PERSONALE/ Si kolonel Edmond Koseni arrestoi të fortin Tan Kateshi dhe pse e turpëroi në mes të Elbasanit

s.autor

Postime të ngjashme

"PAK RELAKS ME LLAJKEFOLLOUVE TË GUNËS"/ Video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës Politikë

"PAK RELAKS ME LLAJKEFOLLOUVE TË GUNËS"/ Video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës

FJALIMI I RAMËS/ Reagon Spiropali: Mblidh trutë e kokës! Partia duhet të pastrohet Politikë

FJALIMI I RAMËS/ Reagon Spiropali: Mblidh trutë e kokës! Partia duhet të pastrohet

"SPONSORËT E PROTESTËS PO HARXHOJNË SHUMË PARA..."/ Rama: Sa për mua dhe PS-në, le të vazhdojnë të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029 Breaking News

"SPONSORËT E PROTESTËS PO HARXHOJNË SHUMË PARA..."/ Rama: Sa për mua dhe PS-në, le të vazhdojnë të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT