Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, me anë të një postimi në “Facebook” shprehet se ka firmosur sot me ambasadorin gjerman në vend dhe drejtorin e KfW Bjorn Thies marrëveshjen për rindërtimin e tre objekteve arsimore të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit të kaluar në Durrës dhe Kamëz.
Ai tha se rindërtimi ii objekteve arsimore do të financohen nga qeveria gjermane përmes grantit 11 milionë euro të angazhuar në Konferencën e Donatorëve në muajin shkurt.
Postimi i ministrit të Rindërtimit Arben Ahmetaj:
#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤️
Firmosëm sot me Ambasadorin gjerman Peter Zingraf dhe drejtorin e KfË Bjorn Thies marrëveshjen për rindërtimin e tre objekteve arsimore të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit të kaluar në Durrës dhe Kamëz, që do të financohen nga qeveria gjermane përmes grantit 11 milionë euro të angazhuar në Konferencën e Donatorëve në muajin shkurt.
📚🏫🚧🏗 Shkolla Rexhep Mezini në Durrës dhe Hillary Clinton e Sulejman Elezi në Kamëz do të rindërtohen me standardet më të mira europiane, sipas parimeve “Build Back Better” dhe të eficencës energjetike, një tjetër element i rëndësishëm prezent në projektet afatgjatë të qeverisë gjermane dhe KfË në Shqipëri.
Mirënjohje qeverisë gjermane për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyer për Shqipërinë 🇦🇱🤝🇩🇪!










