Disa aktorë, pjesë e ‘Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit’ kanë sulmuar aktorin Laert Vasili jashtë ambienteve të Teatrit Kombëtar, duke e akuzuar se ka grisur një poster të tyre. Duke u përpjekur ta largojnë, ata kanë përdorur edhe fjalë banale në drejtim të tij.
Aktorët: A mund të më thuash pse e grise kartelën
Robert Budina: Ik Laert, ik se ke pirë
Lart Vasili: Berti nuk ta kam borxh këtë, këtë provokim nuk ta kam borxh. Berti të kam ndihmuar Berti. Kam respekt këtu për Edmond Budinën dhe asnjë tjetër.
Robert Budina: Ti e ke grisur atë?
Lart Vasili: Kush ta grisi ty më? Ik se nuk keni punë të bëni, por kam respekt për Budinën
Edmond Budina: Nuk ka nevojë të kesh respekt, nëse e ke grisur Laert nuk ka nevojë të kesh respekt për mua. Ik mos më kap mua me dorë
Aktorët: Në polici e ke vendin, të q*** motrën
Vetë aktori Laert Vasili ka bërë një postim ku i quan ata uzurpatorë të pronës publike, ndërsa shprehet se Robert Budina ‘i ka futur thonjtë në grykë’.
“Aleanca e Rehatit”, këta uzurpatorë të pronës publike, në këto çaste pasi më dhunuan fizikisht me në krye z.Robert Budina i cili më futi thonjtë në grykë dhe duke më sharë me libër shtëpie u përpoqën të bëjnë lajm për të dalë nga anonimati i jashtëligjshmërisë!
Një turp e faqe e zezë që ndodh në mes të kryeqytetit nga njerëz të dhunshëm që duan të kthejnë ‘97 në Art! Dhuna dhe çdo formë tjetër e jasthëligjshme do të përballet me drejtësinē!
P.s Haram ato 10 milionë që njerëzit e mi ju kanë sponsorizuar për filmat tuaj z. Budina! Bukëshkalë!”, shkruan Vasili.


