Tërmeti shkatërrimtar që goditi Shqipërinë më 26 nëntor fatkeqësisht mori 51 jetë njerëzish dhe plagosi mbi 700 të tjerë, ndërsa la pa banesa qindra qytetarë.
E mes këtyre momenteve të vështira që po kalon vendi, shqiptarët janë bërë bashkë duke u solidarizuar për të dhënë kontributin e tyre për të prekurit nga tërmeti. Duke marrë shkas nga kjo situatë kryeministri Edi Rama ka postuar në faqen e tij të ‘Facebook’ një foto ku shihet teksa mban mbi supe një vogëlushe, familja e së cilët është prekur nga tërmeti, ndërsa i premton asaj se nuk do të jetë kurrë vetëm.
Po ashtu Rama ka postuar edhe adresën https://e-albania.al/dhuro, vendi ku mund të kontribuojnë shqiptarët.



