• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“T’I HEQIM QAFE FAMILJEN”/ Arrestimi i binjakëve zbulon bandën e Elvis Demçes në Itali, lidhja me sipërmarrësin e famshëm
Home
Aktualitet
Kronikë

“T’I HEQIM QAFE FAMILJEN”/ Arrestimi i binjakëve zbulon bandën e Elvis Demçes në Itali, lidhja me sipërmarrësin e famshëm

7 June, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

Dy vëllezër binjakë kanë rënë në prangat e policisë italiane, nën akuzë për trafik lëndësh narkotike, pasi u kapën duke transportua sasi të mëdha kokainë dhe hashashi.

Pas kapjes së tyre, policia zbuloi detaje interesante, që i lidhnin dhe me trafikantin shqiptar, Elvis Demçe, famëkeqin që kërkonte të kontrollonte gjithë tregun e kokainës në Romë.

Ishte i ati i binjakëve  Federico dhe Valentino Luciani, ai që kishte lidhje me shqiptarin Demçe, Tonino Luciani. Ky i fundit është një emër i njohur në Itali, pasi është një sipërmarrës ndërtimi si dhe ka aksione në klubin e futbollit Cavese.

Në vitin 2021, ai kishte përfunduar në sferën e trafikut të kokainës dhe rrjetit kriminal të shqiptarit Elvis Demçe. Njerëzit e Demçes kishin vizituar vilën e sipërmarrësit në Velletri dhe kishin porositur nga një njeri të besuar të blinte “një bazukë për t’u përdorur kundër” bandave rivale. Një sulm që nuk ndodhi, por përgjimet nxorën në dritë detaje të errëta se çfarë planifikonte të kryente banda e Demçes.

 “Vëlla, jam unë, ma gjej emrin dhe mbiemrin e tij. T’i heqim qafe familjen dhe e bëjmë të flasë me vete”- thuhej në përgjimet e policisë.

Konteksti kriminal që nxit trafikun e drogës ka qenë gjithmonë shumë aktiv në zonën e Velletrit ku mafia shqiptare ka kërkuar të ushtrojë dominimin e saj edhe pse së fundmi është dobësuar nga reagimi i policisë italiane, por që gjithsesi mbetet agresive, shkruajnë mediat italiane.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "I PREVA RRUGËN PISLLËKUT NË PD"/ Kokalari “feston” në majë të skafit: Këlliçi u godit, së shpejti në pushtet
Previous article OPEN BALKAN/ Samiti në Ohër bën bashkë liderët. Rama publikon foton teksa pozon krah tyre

F.autor

Postime të ngjashme

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal Aktualitet

APELI LIRON PETRI BOZON NGA BURGU/ I jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit Aktualitet

E RËNDË NË ELBASAN/ Një person tenton të vrasë një grua brenda lokalit

ZJARRET NË VEND/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT