Një ditë më parë, nëpërmjet një sms të qytetarit digital, ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi doktorin Sami Agolli se një qytetar ka vdekur në Përrenjas për shkak të tij.
Shkak, sipas qytetarit digital dhe statusit të botuar nga Berisha janë ilacet e skaduara.
Por, akuza qëndronte gjetkë. Sipas mesazhit, familjarët kanë kërkuar ekspertizë, por “ndërhyrja e Taulant Ballës e ka bërë të vështirë” dhe se Sami Agolli, është kryetar i PS.
Duket se doKtor Agolli, të cilit i ka humbur një pacient, nuk ia ka përtuar përgjigjen me kulturë ish-kryeministrit, për të cilin shkruan se e ka pasur edhe pedagog në fakultetin e Mjeksisë.
Shkruan Mjeku Sami Agolli:
Përgjigje z. Sali Berisha.
Dhe një herë ngushëllime familjes Gega për ndarjen nga jeta të njeriut tyre të dashur. Isufi vdiq në Spitalin e Përrenjasit ne mesnatën e datës 12 shtator. Për trajtimin e bërë nga ana ime, ka një kartelë ditore, e cila është në prokurorinë Elbasan.
Është bërë autopsia dhe po bëhen ekzaminimet e ekspertiza mjeko-ligjore në Tiranë rezultatet e të cilës nuk kanë dalë akoma se zgjasin në kohë.
Nëse unë kam gabuar në trajtimin e bërë, do të mbaj përgjegjësinë e do pranoj dënimin që më takon.
Në mjekësi si në cdo fushë tjetër, punojnë mjekë, apo infermierë me bindje te ndryshme, po në raport me të sëmurët janë mjekë e infermierë. Secili bën punën e vet pa hijen apo mbrojtjen e askujt.
Secili punon për të mjekuar e shëruar të sëmurin e jo për t’i marrë jetën.
Më vjen keq për zt Berisha të cilin e kam pasur dhe profesor që përcjell informacione të tilla. Ai nuk duhet ta ketë harruar dhimbjen e mjekut kur e humb pacientin e vet.
Ngushëllime dhe ndjesë familjes Gega për këtë prononcim.
S.A.



