Fotot e të burgosurve që u ekzekutuan në Aushvic 75 vjet më parë janë restaururar, duke u bërë me ngjyra. Ato sjellin më afër tragjedinë e përmasave të jashtëzakonshme në kampin e shfarosjes në Poloni.
Një fotografi në veçanti tregon një djalë të quajtur Istvan Reiner, katër vjeç, i veshur me uniformën famëkeqe me shirita, të cilën e mbanin të burgosurit.
Në foto, vogëlushi i buzëqesh aparatit, pa ditur se çfarë fati e priste.
Disa javë më vonë, djali u vra në të njëjtin kamp përqendrimi së bashku me dhjetëra mijëra njerëz të tjerë të pafajshëm.
Fotografia iu dhurua Muzeut Përkujtimor të Holokaustit në Shtetet e Bashkuara nga vëllai i Istvanit, Janos Kovacs. (TemA TV)








