Një 39-vjeçar në Vlorë për të cilin ishte vendosur masë sigurie “arrest shtëpie” prokuroria ka nisur hetimet pasi ai e ka thyer këtë urdhër.
Po ashtu sipas policisë ai në vendin e quajtur “Pusi Mezinë” ka dhunuar bashkëshorten e tij.
Njoftimi i policisë
Më datë 26.01.2018, u referuan materialet Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin A.M, vjeç 39 banues në Vlorë, me masë sigurie “Arrest shtëpie” për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se në vendin e quajtur “Pusi Mezinë”, ka thyer Urdhrin e mbrojtjes lëshuar nga Gjykata, ndaj bashkëshortes F.S, vjeç 31. Nenet 321 e 323 të Kodit Penal.


