Kryedemokrati Lulzim Basha u takua sot me strukturat e degës 12 të Partisë Demokratike në Tiranë. Gjatë fjalës së tij Basha iu përgjigj Berishës duke e cilësuar atë si opozitës së opozitës.
“Vetëm në kohë fushate premtimet vu, mbaron fushata, asgjë. Po shikonim buxhetin dhe krahasojmë vetëm zërin e subvencioneve. Ballkan për Ballkan. Afërsisht të njëjtat kushte atmosferike. Nga pikëpamja e buxhetit neto Kosova pothuajse gjysmën e Shqipërisë. Atëherë pse Kosova paguan subvencione për fermerët. Një regjim mbahet në këmbë përmes vjedhjes së votës. Si mund ta çmontojmë. Ditë për ditë duke u përballur me të vërtetën. Zyrtarët dhe politikanët e korruptuar të bëjnë punën e tyre.
Kjo është një punë e mundimshme që nuk bëhet duke treguar anekdota dhe barcaleta dhe as me gënjeshtra si bëjnë si bëjnë kundërshtarët tanë dhe miqtë e tyre të rinj dhe të vjetër. Që kanë bërë sport tani opozitën e opozitës. Nëse vjedh votën ke shkatërruar demokracinë. Kemi dy arritje që kanë kaluar pa u komentuar shumë por janë shumë të rëndësishme. Rindarja territoriale dhe reforma zgjedhore”, u shpreh Basha.
Ai deklaroi se në Partinë Demokratike tashmë ka një ndryshim brezash që po jep frytet e veta duke sjellë në vendin tonë eksperiencën që kanë marrë nga Perëndimi.
“Ju e dini që fillimisht vendosi që nuk do e përfshinte Partinë Demokratike. Por në fakt bëri të kundërtën. Lideri global nuk e dinte se kush kishte marrë 430 mln euro. Ne ndodhemi në një moment deçiziv që ka ardhur për shumë arsye. Pa diskutim një nga arsyet është shpallja non grata e paraardhësit tim dhe qëndrimi që vendosi të adoptojë ndaj këtij vendimi. Fillimisht tha se nuk e do e përfshinte PD dhe demokratët. Ndërkohë që ne luftojmë Ramën kemi një opozitë të opozitës që nuk le gjë pa bërë. Por përpjekja jonë po jep rezultatet e para. Në Partinë Demokratike ka një ndryshim brezash. Kjo është normale. Një pjesë prej tyre janë shkolluar këtu ose në perëndim dhe kanë sjellë me vete ekspertizën më të mirë”, tha ai.


