• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Më thuaj ku ke PUÇRRA dhe AKNE, të të them çfarë problemi ke!
Home
Shëndet

Më thuaj ku ke PUÇRRA dhe AKNE, të të them çfarë problemi ke!

26 January, 2018 F.autor Shëndet

Nuk është sekret që lëkura është pasqyrim i shëndetit, dhe ata që ndjekin një dietë të shëndetshme kanë edhe një lëkurë më të pastër. Por,
çfarë zbulon në të vërtetë lëkura për shëndetin? Të gjithë ekspertët bien dakord në një pikë: lëkura fsheh më shumë mesazhe lidhur me
shqetësimet shëndetësore se thjesht shqetësimi për puçrrat. Dermatologët mund të përdorin fytyrën si një hartë për të zbuluar një sërë problemesh – nga dehidratimi, stresi deri në problemet me frymëmarrjen dhe çrregullimet hormonale. Mjeku dermatolog Gary Goldfaden zbulon disa nga problemet shëndetësore që mund t’i diagnostikoni edhe duke parë fytyrën.

Puçrrat në ballë: Aknet ose puçrrat në fytyrë mund të shkaktohen nga një sërë gjendjesh, megjithatë lidhen më së shumti me hormonet dhe stresin. Nëse nivelet e stresit janë të larta, trupi prodhon më shumë hormone të stresit, që shkaktojnë mbiprodhim të yndyrës duke rritur kështu gjasat për shfaqje të puçrrave. Ndryshimet në mënyrën e jetesës, si aktiviteti fizik dhe djersitja mund të ndihmojnë në rregullimin e qarkullimit të gjakut.

Njolla të errëta: Hiperpigmentimi (njollat e errëta), mund të lidhen me ndotjen e ajrit, duhanpirja dhe dëmtimet nga dielli. Ndotja e ajrit mund të shkaktojë dehidratim, tharje, njolla të errëta, rrudha dhe humbje të kolagjenit. Ndotja e ajrit shkakton formimin e grimcave mikroskopike ose radikale të lira që mund të hyjnë thellë në lëkurë dhe të shkaktojnë dëmtim të qelizave të shëndetshme. Siç eksperti shpjegon: Këto njolla janë rezultat i dëmtimit nga rrezet e diellit, edhe pse mund të shfaqen pas ekspozimit aktual.

Rrudha: Shenjat e përgjithshme të humbjes së elasticitetit dhe shfaqja e parakohshme e rrudhave mund të shkaktohen nga procesi glykation
(sheqerna nga ushqimet dhe alkooli, që zbërthejnë fibrat e kolagjenit në lëkurë) përshpejtojnë procesin e plakjes. Ushqimet që shkaktojnë
inflamacion në trup dhe lëkurë janë karbohidratet, ushqimet e skuqura, sheqer, mishi me dhjamë dhe alkooli.

Puçrra në mjekër dhe nofulla: Puçrrat në mjekër dhe nofulla janë zakonisht akne hormonale. Provoni maska për heqjen e qelizave të vdekura dhe pastroni çdo gjë që prek mjekrën. Pastroni furçat për grim për të mos përhapur bakteret.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Malli likuidohet”! Si joshen klientët nga tabelat me ulje çmimi?
Previous article HENDEKU EKSTREM/ 42 njerëz në botë janë më të pasur se 82% e globit

F.autor

Postime të ngjashme

PSE GJUNJËT DHEMBIN MË SHUMË ME KALIMIN E MOSHËS? Disa mënyra të thjeshta për t’i mbrojtur Shëndet

PSE GJUNJËT DHEMBIN MË SHUMË ME KALIMIN E MOSHËS? Disa mënyra të thjeshta për t’i mbrojtur

PAS ILAÇEVE PËR DOBËSIM/ Një tjetër trend trondit kirurgjinë estetike Shëndet

PAS ILAÇEVE PËR DOBËSIM/ Një tjetër trend trondit kirurgjinë estetike

VËMENDJE! Nga mëngjesi deri në darkë, sa gota me ujë duhet të pini Shëndet

VËMENDJE! Nga mëngjesi deri në darkë, sa gota me ujë duhet të pini

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT