Kryeministri italian Giuseppe Conte deklaroi dje se do të largohej nga posti i tij, nëse dy forcat politike Lega Nord dhe Lëviza 5 Yjet nuk do të bashkëpunonin.
“Unë i kërkoj të dyja këto forca politike që të bëjnë një zgjedhje dhe më tregoni nëse ata ende duan të respektojnë detyrimet e qeverisë”, tha ai në një konferencë shtypi. Nëse jo, “thjesht do t’i jap fund mandatit tim”.
Conte kërkoi një përgjigje të shpejtë dhe Ministri i Brendshëm Matteo Salvini u përgjigj: “Ne duam të vazhdojmë, nuk ka kohë për të humbur.”
Dy forcat politike prej muajsh me radhëe kanë debatuar për një varg çështjesh, duke filluar nga politika e migrimit drejt projekteve të infrastrukturës.
Ndarja mes tyre u intensifikua pasi Lega Nord fitoi 34% të votave në zgjedhjet parlamentare evropiane.


