• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
THIRRJET PËR DORËHEQJE TË BASHËS/ Paloka: Do kemi zgjedhje në parti, unë kam bërë BURG për PD
Home
Politikë

THIRRJET PËR DORËHEQJE TË BASHËS/ Paloka: Do kemi zgjedhje në parti, unë kam bërë BURG për PD

3 May, 2021 F.autor Politikë

Një grup brenda PD-së me ish-presidentin Bujar Nishani në krye, i cili është njëherësh kryetar i Këshillit Kombëtar, ish-deputetin Arben Imami dhe ish-sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike Arben Ristani dhe të tjerë pas humbjes së zgjedhjeve të 25 Prillit nga opozita nuk kërkojnë vetëm dorëheqjen e Lulzim Bashës por edhe të numrit dy të partisë Gazment Bardhi dhe dy nën kryetarëve Edi Paloka dhe Edmond Spaho.

Mbrëmjen e sotme në Radarin Informativ në ABC, Edi Paloka kishte një përgjigje. “Unë kam 30 vite e kam themeluar atë parti, kam hyrë edhe në burg dhe nuk kam marrë asgjë dhe nuk ka asnjë nga këta që të më dalë përballë mua në atë parti” ishte replika e Palokës.

Referuar Fatbardh Kadillit që ka shpallur kandidaturën, n/ kryetari i PD-së njoftoi se në parti do të ketë zgjedhje për kryetarin dhe cilido është i lirë që të paraqesë alternativën e tij.

“Do të ketë zgjedhje në PD, kush ja një opsion më të mirë, kush mendon se bën më të mirë se Basha apo Paloka, e kanë rrugën e hapur…t’u thotë demokratëve këta nuk ju sjellin në pushtet se nuk dinë….ne kemi zgjidhjen, jam kandidat, zgjidhja është kjo, hajde të kandidojmë, kush e ndalon?”.

Paloka shpjegoi edhe arsyen se përse sipas tij, Edi Rama i bëri ftesën PD-së për bashkëpunim pa vija të kuqe.

“Kjo që ka filluar nuk ndalet, për të ndryshuar nuk ishte vetëm dje, por edhe sot. Është një gjë të manipulosh 5 apo 10% të njerëzve, por të manipulosh 20 apo 30% të vullnetit nuk mund të presësh që të rrinë urtë.

Rama e di shumë mirë këtë, ai është hileqar i vogël… “do të bashkëpunojmë”, thotë “hajde qeverisim”, që të ulin tempin e këtyre njerëzve që janë të dëshpëruar, por do të kalojë ky moment. Njerëzit duan ndryshimin” tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJOFTIMI/ Kapshtica vazhdon të jetë e mbyllur, ndalohet hyrja në Greqi deri në DATËN...
Previous article "SHQIPTAR M***"/ Ermal Meta revoltohet pas komentit në rrjetet sociale

F.autor

Postime të ngjashme

FJALIMI I RAMËS/ Reagon Spiropali: Mblidh trutë e kokës! Partia duhet të pastrohet Politikë

FJALIMI I RAMËS/ Reagon Spiropali: Mblidh trutë e kokës! Partia duhet të pastrohet

"SPONSORËT E PROTESTËS PO HARXHOJNË SHUMË PARA..."/ Rama: Sa për mua dhe PS-në, le të vazhdojnë të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029 Breaking News

"SPONSORËT E PROTESTËS PO HARXHOJNË SHUMË PARA..."/ Rama: Sa për mua dhe PS-në, le të vazhdojnë të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029

PROTESTUESIT HEQIN FLAMURIN E AMBASADËS IZRAELITE/ Ministria e Jashtme: Po përçani dhe po përhapni urrejtje Politikë

PROTESTUESIT HEQIN FLAMURIN E AMBASADËS IZRAELITE/ Ministria e Jashtme: Po përçani dhe po përhapni urrejtje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT