• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
THIRRJET PËR ARMATOSJE/ Si e shpëtoi ADRIATIK LLALLA Sali Berishën në 2016: Liri e fjalës
Home
Aktualitet
Drejtësi

THIRRJET PËR ARMATOSJE/ Si e shpëtoi ADRIATIK LLALLA Sali Berishën në 2016: Liri e fjalës

22 December, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Sali Berisha tha lëshoi një ultimatum dje në Parlament në drejtim të maxhorancës që të miratojë Vettingun në politikë, pasi në të kundërt qytetarët do marrin armët. Por në fakt nuk është hera e parë që ish-kryeministri Sali Berisha bën thirrje të dhunshme kundër rendit kushtetues. Në seancën plenare të datës të 21 prillit 2016 Sali Berisha u bëri thirrje shqiptarëve të armatoseshin, duke e quajtur shumicën organizatë kriminale.

“Unë kam një kërkesë për shqiptarët sot: ju bëj thirrje qytetarëve shqiptarë, për sigurinë e tyre, të armatosen, të sigurojnë armë… Ju bëj thirrje…Po, po të armatosen, se armatosen amerikanët. Të armatosen të gjithë qytetarët që duan të mbrojnë veten e tyre. Nëse ju o organizatë kriminale, mendoni të terrorizoni opozitën dhe qytetarët me bandat tuaja, ju garantoj se opozita dhe qytetarët janë të gatshëm t’jua kthejnë ju me të njëjtat mjete… Dhe tani, sapo përmenda fjalën “armë”, ju ngritë nga frika, ju ka hyrë frika deri në palcë.”

Më datë 29 prill, disa deputetë të Partisë Socialiste kallëzuan penalisht Berishën në Prokurorinë e Përgjithshme, për veprat penale të parashikuara nga nenet 222, 223 dhe 267 të Kodit Penal, konkretisht për thirrje për armatosje ose marrja pa të drejtë e komandës, thirrje publike për veprime të dhunshme dhe për përhapje të informatave të rreme që ngjallin panik.

Disa ditë më vonë, Prokuroria e Përgjithshme, në atë kohë nën drejtimin e Adriatik Llalla, vendosi që të mos ndiqte penalisht ish-kryeministrin Berisha. Sipas prokurorisë, deklarata ishte bërë në funksion të veprimtarisë parlamentare dhe në përmbushje të fjalës së lirë të opozitës parlamentare.

Për rrjedhojë, Prokuroria tha se deklarime të tilla për armatosjen e popullsisë nuk përmbushin elementët e ndonjë vepre penale. Prokuroria arriti në përfundimin se, fjala e mbajtur prej Berishës konsiderohej si pjesë e lirisë parlamentare të fjalës, mendimit dhe qëndrimeve, në ushtrim të mandatit të deputetit të garantuar dhe parashikuar nga neni 73 i Kushtetutës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARRIHET MARRËVESHJA/ Interi bind mesfushorin e "Topçinjëve" ti bashkohet në...
Previous article NUK E PRISNIM/ Samanta Karavella zbulon projektin e ri muzikor, një bashkëpunim me reperin e famshëm

F.autor

Postime të ngjashme

SHPËTOHET ÇIFTI I BLLOKUAR NË KANIONIN E GJIPESË/ Njëri prej turistëve transportohet në spital pas thyerjes së këmbës Aktualitet

SHPËTOHET ÇIFTI I BLLOKUAR NË KANIONIN E GJIPESË/ Njëri prej turistëve transportohet në spital pas thyerjes së këmbës

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me një pikë kontrolli në kufi Aktualitet

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me një pikë kontrolli në kufi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT