• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
THIRRJE TRUPËS DIPLOMATIKE/ Rama: Të gjithë të fokusoheni në objektivin historik të integrimit në BE
Home
Politikë

THIRRJE TRUPËS DIPLOMATIKE/ Rama: Të gjithë të fokusoheni në objektivin historik të integrimit në BE

8 September, 2025 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën në konferencën 3-ditore të ambasadorëve shqiptarë nëpër botë me titull “Shqipëria 2030: në Evropë, e ndërlidhur me botën”, e cila ka nisur ditën e sotme.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se të gjitha trupat diplomatike të Shqipërisë, kudo që ndodhen në botë, duhet të fokusohen në një objektiv të vetëm historik: Integrimin e Shqipërisë në BE.

“Para së gjithash, edhe në emrin tuaj, më lejoni që edhe unë, ashtu si edhe ministri, t’i shpreh mirëseardhjen në Shqipëri një miku, ministrit të Jashtëm të Qipros, i cili vjen sot këtu edhe në rolin e rëndësishëm të përfaqësimit të presidencës europiane të radhës, por padyshim edhe për të shtyrë përpara edhe një marrëdhënie të rëndësishme për ne në disa dimensione, pasi Qipro është një vend i vogël por që ka bërë suksese të admirueshme. Në dijeninë time, Presidenti i ka dërguar një ftesë Presidentit qipriot, që ne e presim.

Konferenca tradicionale e ambasadorëve këtë vit vjen në një moment historik për rrugëtimin e Shqipërisë drejt majës së shumë ëndërruar të BE-së dhe, pa asnjë diskutim, të gjitha forcat e shërbimit tonë diplomatik, kudo, nga Brukseli e në çdo kryeqytet tjetër, duhet të fokusohen në radhë të parë te ky objektiv historik që tanimë është më afër se asnjëherë tjetër dhe duhet përmbushur me sukses procesi i negociatave për anëtarësim me ratifikimin me sukses të vendimit të anëtarësimit nga 27 parlamentet e vendeve anëtare të BE-së.
Që do të thotë: këto 4 vite që përfshihen me këtë axhendë janë katër vite që nuk duhen humbur, dhe koha nuk pret për të përgatitur të gjithë terrenin e mbështetjes së gjithë veprimit që do të marrë BE për anëtarësimin e Shqipërisë.

Sa i takon negociatave, ato zhvillohen në bazë dypalëshe mes Shqipërisë dhe Komisionit Evropian, por e gjithë atmosfera rreth tyre ka një rëndësi të vetën dhe është e ndikueshme, siç e keni parë edhe në të shkuarën, nga faktorë të ndryshëm.
Prandaj është me rëndësi puna e përditshme diplomatike dhe fokusi i përditshëm, ku nevoja për ta ushqyer me energji pozitive nga Shqipëria, e politikëbërësit dhe opinionit publik.”,
 tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ATENTATI NË SHKODËR/ Publikohen pamjet nga arrestimi i autorit të atentatit në Shkodër
Previous article ATENTATI ME DY VIKTIMA NË SHKODËR/ Autori u aksidentua në tentativë për t’i ikur policisë, tentoi të ... (EMRI)

s.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT