Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ish-kryeministri i Kosovës Albin Kurti bën thirrje për mbështetjen e kandidatit Joe Biden në zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale, Kurti shprehet se Biden “Është një mbështetës i palëkundur i shqiptarëve në Ballkan”, dhe i bën thirrje diasporës shqiptare në SHBA të mos e nënvlerësojnë këtë moment të rëndësishëm.
“Ai ishte ndër të parët që denoncoi fashizmin serb në epokën e Millosheviçit; që bëri thirrje për ndërhyrjen amerikane në Bosnje e më pas në Kosovë; që kërkoi ndjekjen penale të kriminelëve serbë të luftës dhe që mbështeti pavarësinë dhe njohjen e Republikës së Kosovës”, shprehet Kurti.
Thirrje për mbështetje të Joe Biden për President të ShBA-sëA call for support of Joe Biden for President of the USA
Gepostet von Albin Kurti am Freitag, 16. Oktober 2020