Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta bën thirrje nga qelia për të votuar kandidatin për deputet në Lezhë, Viktor Tusha. Meta shprehet se Tusha, i cili ka drejtuar edhe bashkinë e Lezhës, do të jetë një përfaqësues dinjitoz në Kuvend. Sipas tij, Tusha njihet për klimën e mirëkuptimit dhe horizontit të gjerë.
“Të gjitha takimet e tij shumë intensive elektorale jo vetëm në Lezhë, por edhe në Diasporë, me të cilën ai është shumë i lidhur, karakterizohen po nga këto cilësi të vyera të tij.”, thotë Meta.
Reagimi i plotë:
Është një kënaqësi shumë e veçantë të mbështesësh një themelues të partisë, intelektual dhe menaxher të shkëlqyer si Viktor Tusha, kandidati ynë për deputet në Qarkun e Lezhës.
Viktori është dhe mbetet një shembull i qytetarisë, por edhe i aftësive ekselente drejtuese, plot ide dhe vizion.
Dikur si Kryetar i Bashkisë së Lezhës, Viktori do të mbahet mend gjatë për klimën e mirëkuptimit, horizontin e gjerë dhe perspektivën që krijoi për qytetin, duke kuptuar si askush më parë vlerat historike, natyrore dhe potencialet e jashtëzakonshëm të tij.
Të gjitha takimet e tij shumë intensive elektorale jo vetëm në Lezhë, por edhe në Diasporë, me të cilën ai është shumë i lidhur, karakterizohen po nga këto cilësi të vyera të tij.
Lezha me Viktorin do të ketë një përfaqësues dinjitoz në Kuvendin e Shqipërisë, ashtu sic e meriton dhe kush më mirë se ai do ta përmbushë këtë detyrë politiko – qytetare.
Suksese dhe fitore të padiskutueshme Viktor Tusha!
VOTO NR.1 – Koalicioni “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”
VOTO VIKTOR TUSHAJ – Qarku Lezhë”