• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“11 MAJI ËSHTË DITA E PASTRIMIT TË SHTËPISË”/ Berisha: Rama nuk është kloun, bën rolin për hir të karriges! Gratë do e ndëshkojnë me votë
Home
Politikë

“11 MAJI ËSHTË DITA E PASTRIMIT TË SHTËPISË”/ Berisha: Rama nuk është kloun, bën rolin për hir të karriges! Gratë do e ndëshkojnë me votë

23 April, 2025 s.autor Politikë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar fushatën në Vorë, ku mori pjesë në prezantimin e kandidatëve të PD dhe koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”. Në fjalën e tij, ai drejtoi kritika të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar për sjellje të papërgjegjshme dhe për largimin masiv të qytetarëve nga vendi.

“Edi Rama nuk është kloun, por për hir të karriges së tij e bën atë rol. I lejon vetes gjëra që nuk i bën një njeri normal dhe mendon se me këto do t’u hedhë hi syve njerëzve,” deklaroi Berisha.

Ai vlerësoi rolin e grave dhe të familjes në shoqëri, duke theksuar se ato janë goditur rëndë nga politikat e qeverisë. Berisha tha se është i bindur që më 11 maj, ato do t’i japin kryeministrit atë që meriton.

“Gratë, nënat dhe motrat do t’i japin atij atë që meriton, atij që u ka përzënë fëmijët nga vatra familjare, që i fyen djemtë, bashkëshortët e baballarët si një ordiner,” shtoi ai.

 

 

Duke e cilësuar ditën e zgjedhjeve si një moment vendimtar, Berisha e quajti 11 majin “ditën e pastrimit të shtëpisë” dhe u zotua për një përballje të vërtetë me korrupsionin.

“Po, Edi, do ta pastrojmë shtëpinë. Vora dhe Shqipëria nuk bëhen tokë e Zotit nëse nuk pastrojmë shtëpinë nga këto që keni bërë këto 12 vite. Të gjitha miliardat euro të zhdukura do bëhet e pamundura që të gjenden dhe t’u kthehen shqiptarëve.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PËSON KEQ/ Kapet furgoni me 65 kg marijuanë, arrestohet shqiptari në Spanjë
Previous article "VRANË NJERËZ NË BULEVARD..."/ Rama në Poliçan: Kur thonë që këta i kanë njerëzit në burg, e vërteta është...

s.autor

Postime të ngjashme

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Rama: Marrin më shumë se kolegu në Greqi, por duan ta rrisin ende me vendimin “vetë Zot vetë Shkop” Politikë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Rama: Marrin më shumë se kolegu në Greqi, por duan ta rrisin ende me vendimin “vetë Zot vetë Shkop”

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët Breaking News

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët

"NJËSITË ADMINISTRATIVE NUK FUNKSIONOJNË SIÇ DUHET"/ Rama në Gjirokastër për Reformën Territoriale: Çdo qytet do ketë drejtuesin e tij Politikë

"NJËSITË ADMINISTRATIVE NUK FUNKSIONOJNË SIÇ DUHET"/ Rama në Gjirokastër për Reformën Territoriale: Çdo qytet do ketë drejtuesin e tij

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT