• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
THIRRJE KOSOVËS/ BE: Nisni punën menjëherë për Asociacionin, asnjë parakusht nuk pranohet
Home
Rajon

THIRRJE KOSOVËS/ BE: Nisni punën menjëherë për Asociacionin, asnjë parakusht nuk pranohet

21 September, 2023 s.autor Rajon

Bashkimi Evropian ka përsëritur thirrjet që Kosova të nisë menjëherë e pa vonesa punën në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Por, zëdhënësi i bllokut, Peter Stano, nuk u përgjigj në mënyrë të drejtpërdrejtë nëse statuti i këtij Asociacionit duhet të jetë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

“Çështja se si të bëhet, në çfarë mënyre, si do të duket, si do të operojë, cili do të jetë statuti, duhet të diskutohet në dialog“, tha Stano.

Më 2016, Gjykata Kushtetuese gjeti se marrëveshja për themelimin e Asociacionit – që Kosova dhe Serbia arritën në kuadër të dialogut të Brukselit – nuk ishte në harmoni të plotë me aktin më të lartë juridik të shtetit. Megjithatë, gjykata tha se mund të harmonizohet përmes akteve ligjore.

Shtetet e Bashkuar, por edhe shtete të BE-së sikurse Gjermania, më herët janë deklaruar se Asociacioni duhet të jetë në përputhje me vendimin e Kushtetueses dhe me letrën që atëbotë përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, i kishte dërguar kryeministrit të atëhershëm kosovar, Isa Mustafa, ku thuhej se Asociacioni nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive.

Edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, gjatë një interviste dhënë për Radion Evropa e Lirë më 20 shtator përsëriti qëndrimin amerikan se është kundër një Asociacioni me kompetenca ekzekutive, ashtu siç kërkon Serbia.

Stano u pyet disa herë nëse BE-ja ka qëndrimin se Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, por gjatë përgjigjes ai më shumë u përqendrua në thirrjen që Kosova të nisë punën për themelimin e tij.

“Kur është fjala për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, qëndrimi i BE-së është shumë i qartë. Në vazhdimësi është përsëritur në disa konkluza të ministrave të Jashtëm dhe në fund në deklaratën e 27 shteteve anëtare për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. BE-ja dhe vendet anëtare kërkojnë që themelimi i Asociacionit të nisë pa vonesa shtesë dhe pa parakushte dhe secila palë e di mirë se çfarë duhet të bëjë, sepse nuk është hera e parë që kjo çështje është në tavolinë”, tha Stano.

I pyetur nëse BE-ja vazhdon të mbajë qëndrimin e shprehur nga ish-përfaqësuesja e lartë, Mogherini, se si do të duhej të dukej Asociacioni, Stano tha se procesi i themelimit të Asociacionit duhet të nisë pa vonesa dhe gjatë tij do të vendoset se çfarë forme do të ketë.

Qeveria e Kosovës ka shprehur drojën se Asociacioni mund të cenojë funksionalitetin e shtetit të Kosovës.
BE-ja dhe SHBA-ja vazhdimisht i kërkojnë Kosovës që të themelojë Asociacionin. Ambasadori Hovenier tha për REL-in se themelimi i tij duhet të jetë ndër hapat e parë që duhet të ndërmarrë Kosova.

Kosova dhe Serbia dështuan të arrinin ndonjë rezultat në rundin e fundit të dialogut të mbajtur më 14 shtator.

Pas takimit në Bruksel, nga Bashkimi Evropian thanë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka qenë i gatshëm të ecë përpara, ndryshe nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili “e ka pranuar propozimin e tyre” për zbatimin e Marrëveshjes bazë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, deklaroi se Kurti ka këmbëngulur që të formalizohet, fillimisht, njohja de facto e Kosovës nga Serbia.

Kurti në Bruksel tha se “kushtëzimi i Serbisë” për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe “është shndërruar në qëndrim të emisarëve të BE-së”.

Sipas Vuçiqit, Kurti, thjesht, “i shmanget formimit të Asociacionit… ky është thelbi i gjithçkaje”./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PËSON KEQ/ Kishte fshehur mbi 3 kg marijuanë në bagazhin e makinës, pranga 23-vjeçarit shqiptar në Gjermani
Previous article SHALLEN FITUESIT E RAUNDIT TË DYTË NË UNIVERSITETE/ Regjistrimet në periudhën 22 Shtator-1 Tetor

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË MALIN OLIMP/ Alpinisti 40-vjeçar bie në humnerë, gjendet trupi i pajetë Rajon

TRAGJEDI NË MALIN OLIMP/ Alpinisti 40-vjeçar bie në humnerë, gjendet trupi i pajetë

“NUK DO TË NDALEMI”/ Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë Rajon

“NUK DO TË NDALEMI”/ Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë

AKSIDENT UJOR NË GREQI/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni Rajon

AKSIDENT UJOR NË GREQI/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT