• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
THIRRJE IZRAELIT/ OKB: T’i jepet fund dhunës kundër popullatës palestineze në Bregun Perëndimor
Home
Botë

THIRRJE IZRAELIT/ OKB: T’i jepet fund dhunës kundër popullatës palestineze në Bregun Perëndimor

28 December, 2023 s.autor Botë

Një raport i Kombeve të Bashkuara i publikuar të enjten dënon atë që e quajti një “përkeqësim të shpejtë” të të drejtave të njeriut në Bregun e pushtuar Perëndimor dhe u kërkoi autoriteteve izraelite t’i japin fund dhunës kundër popullatës palestineze atje.

Sipas raportit të Zyrës së Komisionerit të lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR), 300 palestinezë ishin vrarë në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori, në ditën kur Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – kreu një sulm vdekjeprurës në jug të Izraelit dhe mori pengje në enklavën palestineze.

Të paktën 105 vdekje mund t’iu atribuohen operacioneve izraelite që përfshijnë sulme ajrore ose taktika të tjera ushtarake në kampet e refugjatëve ose zona të tjera të populluara. Të paktën tetë persona u vranë nga kolonët hebrenj, tha raporti.

Tal Heinrich, një zëdhënëse e Zyrës së kryeministrit izraelit, e hodhi poshtë raportin dhe e quajti “mjaft qesharak”.

“Ai nënvlerëson plotësisht kërcënimet kryesore të sigurisë për izraelitët që dalin nga Judea dhe Samaria,” tha ajo, duke iu referuar Bregut Perëndimor me emrat e tij biblikë hebraikë.

“Po, ne arrestuam qindra të dyshuar për terrorizëm në atë zonë dhe do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që duhet për të ruajtur sigurinë tonë”, tha ajo.

Volker Turk, komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut tha se përdorimi i forcës së panevojshme ose joproporcionale kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor ishte “jashtëzakonisht shqetësues”.

“I bëj thirrje Izraelit të ndërmarrë hapa të menjëhershëm, të qartë dhe efektivë për t’i dhënë fund dhunës së kolonëve kundër popullatës palestineze, për të hetuar të gjitha incidentet e dhunës nga kolonët dhe forcat izraelite të sigurisë, për të siguruar mbrojtje efektive të komuniteteve palestineze”, tha ai.

OHCHR tha se kishte regjistruar gjithashtu ndalime arbitrare, ndalime të paligjshme, raste të raportuara të torturave dhe forma të tjera të keqtrajtimit të të burgosurve palestinezë dhe shtoi se rreth 4.785 palestinezë ishin arrestuar në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori.

“Disa i zhveshën lakuriq, me sy të lidhur dhe u mbajtën për orë të tëra me pranga dhe këmbë të lidhura, derisa ushtarët izraelitë i shkelën në kokë dhe kurriz, i pështynë, përplasën për mure, i kërcënuan, ofenduan, poshtëruan dhe në disa raste ata kanë qenë subjekt i dhunës seksuale dhe dhunës me bazë gjinore”, thuhet në një deklaratë të OHCHR në lidhje me raportin.

Ushtria izraelite ka thënë se operon kundër militantëve të dyshuar në Bregun Perëndimor dhe se ka nisur hetimet mbi rastet e keqtrajtimit të mundshëm të të ndaluarve. Lufta në Gazë ka shpërthyer pas Hamasi ka vrarë 1.200 njerëz dhe i ka marrë 240 pengje në sulmet në jug të Izraelit, më 7 tetor – njëherësh sulmi më i rëndë në historinë e shtetit.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë ka thënë se mbi 21.000 njerëz janë vrarë dhe mbi 55.000 janë plagosur si pasojë e ofensivës izraelite.

Deri më tani besohet se të gjithë 2.3 milionë banorët e Gazës janë detyruar të largohen prej shtëpive të tyre./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ZOTI I DROGËS"/ Akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë, ja sa vite burg kërkon Prokuroria e Romës për Elvis Demçen
Previous article BEN ANDONI/ “Berisha”, si shtëpi ‘e përkohshme’ korrigjimi për moralin

s.autor

Postime të ngjashme

GJERMANI/ Rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit Botë

GJERMANI/ Rritet frika nga sulmet me dronë ndaj parlamentit

PËRPJEKJET PËR RIORGANIZIMIN PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE"/ Partia opozitare “Fidesz” rizgjedh Orban-in kryetar në një garë pa rival Botë

PËRPJEKJET PËR RIORGANIZIMIN PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE"/ Partia opozitare “Fidesz” rizgjedh Orban-in kryetar në një garë pa rival

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA Botë

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT